• сабота, 21 февруари 2026

Privohet nga liria një shofer nga një rrethinë e Kratovës, drejtoi automjetin me 3.19 promilë alkool në gjak dhe doli nga rruga

Privohet nga liria një shofer nga një rrethinë e Kratovës, drejtoi automjetin me 3.19 promilë alkool në gjak dhe doli nga rruga

Shkup, 27 janar 2027 (MIA) - Zyrtarët policorë arrestuan një 38-vjeçar nga fshati Tatomir i Kratovës, pasi ai drejtoi automjetin me një nivel alkooli në gjak prej 3.19 promil dhe doli nga rruga.

"Mbrëmë në orën 23:07 në Kratovë, nëpunës policorë nga NJPB Kratovë e privuan nga liria S.S. (38) nga fshati Tatomir, rrethina e Kratovës. Më parë, në orën 22:45 në rrugën rajonale f. Tatomir - Kratovë, në f. Turalevë, S.S. duke drejtuar automjetin ka dalë nga rruga, dhe pas verifikimeve të kryera u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 3.19 promilë alkool në gjak", njoftuan nga MPB-ja.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik". mb/

Foto: Faqja e FB të MPB-së

Остани поврзан