• петок, 05 декември 2025

Privohet nga liria një tetovar, drejtonte automjetin me 3.94 promilë alkool në gjak dhe shkaktoi aksident rrugor

Privohet nga liria një tetovar, drejtonte automjetin me 3.94 promilë alkool në gjak dhe shkaktoi aksident rrugor

Tetovë, 2 nëntor 2025 (MIA) - SPB Tetovë njofton se mbrë më në orën 01:30 në bulevardin "Marshall Tito" në Tetovë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë privuan nga liria J.S. (47) nga Tetova. Paraprakisht, ai kishte qenë i përfshirë në një aksident trafiku me një "Audi" me targa kombëtare kroate në automjetin e tij të pasagjerëve "Ford" me targa të Tetovës, në të cilin u shkaktuan vetëm dëme materiale.

"Gjatë marrjes së masave në lidhje me aksidentin, nëpunësit policorë konstatuan se J.S. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht janë matur 3.94 promilë alkool në gjak", njoftoi SPB Tetovë.

Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik". mb/

Foto: SPB Tetovë

Остани поврзан