• недела, 23 март 2025

Privohen nga liria dy persona për shkak shkaktimit të zjarreve në Prilep dhe Resnjë

Privohen nga liria dy persona për shkak shkaktimit të zjarreve në Prilep dhe Resnjë

Shkup, 22 mars 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga NJPB Prilep në rr. "Osogovska" dje në ora 15:20, në Prilep e kanë privuar nga liria personin P.K. (51) nga Prilepi për shkak të dyshimit se më datë 21.03.2025 rreth orës 14:30 ka djegur barin e tharë në disa vende në fusha të ndryshme afër Prilepit, me çka janë ndezur dhe djegur dru, shtylla në pronësi të EVN-së dhe bari i thatë në afërsi të shtëpive. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Prilep.

Me datë 21.03.2025 në ora 13:20 në Resnjë, nëpunës policorë nga NJPB Resnjë kanë privuar nga liria personin G.M. (60) nga Resnja për shkak të dyshimit se më datë 21.03.2025 në ora 12:35 në vendin e quajtur “Baraki”, ajo i ka vënë zjarrin mbeturinave, por zjarri është përhapur dhe ka përfshirë një zonë me bar të thatë. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Resnjës. Pas dokumentimit të rasteve do të bëhen parashtresat përkatëse. mb/

Foto: MPB

Остани поврзан