• сабота, 22 февруари 2025

Prezantimet publike të fushatës "Ndryshim pozitiv" fillojnë me Komunën e Çairit

Prezantimet publike të fushatës

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) -  Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor informon se gjatë muajit shkurt do të mbahen tetë prezantime publike të fushatës nacionale "Ndryshim pozitiv", e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike dhe edukimin për menaxhimin e duhur të mbeturinave.

 Fushata "Ndryshim pozitiv" sot do të fillojë në Komunën e Çairit, me një prezantim para përfaqësuesve të komunave nga Rajoni Planor i Shkupit, të cilëve do tu ndahen materiale promovuese dhe edukative për rëndësinë, efektet dhe përfitimet e një sistemi të mirë dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve, i cili kërkon edhe forcimin e kapaciteteve të njësive të qeverisjes vendore në këtë segment. Prezantimet do të mbahen edhe në komunat Kumanovë,Tetovë, Manastir, Strugë, Strumicë, Kavadar dhe Shtip.

Nga Ministria dikasteriale theksojnë  se përgjegjësia për menaxhimin e duhur të mbetjeve është e të gjitha palëve të interesuara: Qeverisë, komunave, subjekteve juridike që menaxhojnë mbetjet, qytetarëve, sektorit privat dhe vetëm me sjellje të përgjegjshme nga të gjitha palët mund të tejkalohet "ky problem shumë dekadësh.

 "Për funksionimin e suksesshëm të sistemit të ri, nuk mjafton vetëm krijimi i infrastrukturës dhe sigurimi i kontejnerëve për përzgjedhje, por duhet t'i ndihmojmë njerëzit të kuptojnë përgjegjësinë e tyre për mbetjet dhe të krijojnë zakone për kontroll më të mirë mbi menaxhimin e mbetjeve", theksihet në kumtesë.

 Fushata financohet përmes Programit Vjetor të Financimi rrjedhës për menaxhimin e mbetjeve. Mjetet e shfrytëzuara për financimin e kësaj fushate janë të ndara nga tarifa e paguar nga tregtarët për qytetarët që blejnë qese plastike, në vlerë të përgjithshme prej 13.450.000,00 denarë.

 Në kuadër të fushatës do të realizohen edhe ngjarje në tetë shkolla në vend dhe nga një ngjarje  në secilin prej rajoneve planore.

Foto: Fejsbuk i "Ndryshim pozitiv" 

 

 

Остани поврзан