• четврток, 30 јануари 2025

Prezantim i rezultateve nga Anketa për shërbime gjyqëspore në Shkup

Prezantim i rezultateve nga Anketa për shërbime gjyqëspore në Shkup

Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Shoqata e gjyqtarëve në bahskëpunim me Koalicionin "Të gjithë për një gjykim të drejtë" sot do t'i prezantojë rezultatet nga Anketa për kënaqësinë e shfrytëzuesve të shërbimeve gjyqësore, të zbatuar në dhjetor të vitit 2024.

Siç njoftuan nga Shoqata e gjyqtarëve, në ngjarjen që do të mbahet në ora 13 në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, krahas prezantimit të rezultateve nga anketa, do të psojë edhe një diskutim për rezultatet dhe aktivitetet e ardhshme të SHGJRMV në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe sektorin joqeveritar në vend.

Fjalim përshëndetës dhe hyrje për idenë dhe nevojën e përpunimit të anketës tematike do të ketë Ivan Xholev, kryetar i SHGRMV-së -së. Metodologjinë për përgatitjen e Anketës për kënaqësinë  e përdoruesve të shërbimeve gjyqësore do t'i prezantojë Ivana Petkovska, koordinatore e programit, ndërsa rezultatet e anketës do t'i prezantojë Darko Avramovski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit.

Остани поврзан