• сабота, 22 февруари 2025

Prezantim i planit vjetor për financimin e mbrojtjes specaliste-konsultative shëndetësore

Prezantim i planit vjetor për financimin e mbrojtjes specaliste-konsultative shëndetësore

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Plani vjetor për vitin 2025 për financimin e mbrojtjes specialiste-konsultative shëndetësore në institucionet private dhe publike shëndetësore, do të prezantohet sot në hapësirat e Fondit për sigurim shëndetësor në Shkup.

"Fondi për sigurim shëndetësor, si financues dhe blerës më i madh i shërbimeve shëndetësore, këtë vit siguroi financimin deri tani më të madh për institucionet shëndetësore, informojnë nga FSSH.

Sipas paralajmërimit, do të prezantohen hollësirat për planin financiar, shpërndarja e mjeteve dhe përfitimet për sistemin shëndetësor dhe qytetarët.

Ëshët paraparë edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të Odës së shëndetësisë private.

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан