• вторник, 18 јуни 2024

Presidentja Siljanovska Davkova realizoi bisedë telefonike me presidentin kroat Zoran Milanoviq

Presidentja Siljanovska Davkova realizoi bisedë telefonike me presidentin kroat Zoran Milanoviq

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Marrëdhëniet dypalëshe janë miqësore, pa çështje të hapura, me dialog të vazhdueshëm politik dhe bashkëpunim konstruktiv, vlerësuan në një bisedë telefonike presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe presidenti kroat Zoran Milanoviq.

Në bisedë, siç njoftoi Kabineti i presidentes, u konfirmua përkushtimi i dy vendeve për thellimin e partneritetit tradicional, si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, ndërsa presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi Kroacinë për mbështetjen parimore të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Siljanovska Davkova dhe Milanoviq, siç thuhet në komunikatë, kanë shkëmbyer mendime për bashkëpunimin rajonal dhe shumëpalësh, për perspektivat evropiane të vendit tonë dhe situatën në rajon.

Në bisedë u bisedua edhe për qëndrimin e komunitetit maqedonas në Kroaci dhe komunitetit kroat në Maqedoni, ku u vlerësua se të drejtat e pakicave në të dyja vendet janë në nivel të lartë dhe se ka gatishmëri të plotë nga të dyja palët për avancimin e tyre të mëtejmë. mb/

Foto: Kabineti i presidentes

 

 

Тагови

Остани поврзан