• среда, 26 јуни 2024

Presidentja Siljanovska Dakova priti ambasadorin kinez Xhang Xuo

Presidentja Siljanovska Dakova priti ambasadorin kinez Xhang Xuo

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Xhang Xuo, kumtoi kabineti i tij.

Në takim është konstatuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve bazohen në miqësi dhe bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, pas çka presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh dhe thellimin e miqësisë midis Maqedonisë së Veriut dhe Kinës gjatë mandatit të saj.  Ajo rikonfirmoi qëndrimin e Maqedonisë për respektimin e politikës "Një Kinë".

Bashkëbiseduesit shprehën pritshmërinë se do të vazhdojnë dhe më tutje të zhvillojnë dhe përmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe projekteve infrastrukturore kapitale, si dhe theksuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe turizmit. Në këtë kontekst, presidentja theksoi se është e nevojshme që afaristët e Maqedonisë të njihen më mirë me bizneset, rregulloret dhe funksionimin e tregut kinez, si dhe të mundësohet rritja e eksportit në Kinë.

Presidentja Siljanovska Davkova dhe ambasadori kinez Xuo diskutuan edhe për rolin dhe ndikimin e Republikës Popullore të Kinës në botë, si dhe në rajonin tonë, veçanërisht në kontekstin e ekonomisë, ndërsa shkëmbyen mendime dhe informacione dhe për qëndrimet e politikës së jashtme kineze, thuhet në kumtesën nga kabineti i Siljanovska Davkovës. rq/

Foto: kabineti i Siljanovska Davkova

 

Остани поврзан