• сабота, 21 февруари 2026

Presidentja e Kosovës: Trampi meriton Çmimin Nobël

Presidentja e Kosovës: Trampi meriton Çmimin Nobël

Prishtinë, 6 shkurt 2026 (MIA) – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu deklaroi se presidenti amerikan Donald Tramp e meriton Çmimin Nobël për paqe dhe se ajo do ta nominojë për të. Ajo e dha deklaratën si përgjigje e pyetjes nga revista “Njuzuik”. 

Çmimi Nobël për paqe është i hapur vetëm për disa individë, ndërsa afati për nominim është në fund të janarit. Në mesin e atyre që kanë të drejtë të nominojnë kandidatë janë edhe shefa të shteteve, përderisa fituesi publikohet në tetor. 

Trampi një kohë të gjatë e kërkon Çmimin Nobël për Paqe, duke prezantuar veten si paqebërës suprem. Politikani republikan thotë se ka ndërmjetësuar në marrëveshje që i përfunduan konfliktet në mbarë botën, edhe pse kritikët pyeten sa luftëra në fakt ka parandaluar. 

Duke folur në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, Osmani e përshkroi popullin e Kosovës si populli më proamerikan i orientuar në botë dhe theksoi se “ata i janë shumë, shumë falënderues çdo administrate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. fc/

Foto: Arkivi 

Остани поврзан