• сабота, 22 февруари 2025

Presidenti ukrainas mbërriti në Turqi, sot takim me Erdoganin

Presidenti ukrainas mbërriti në Turqi, sot takim me Erdoganin

Ankara, 18 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe zonja e parë Olena Zelenska mbrëmë kanë mbërritur për vizitë zyrtare në Turqi.

"Vizitë zyrtare në Turqi së bashku me zonjën e parë. Takime me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe zonjën e parë Emine Erdogan. Ne vazhdojmë të gjitha përpjekjet për të shkëmbyer të burgosurit e luftës – njerëzit tanë duhet të kthehen në shtëpi”, publikoi Zelenski në rrjetet sociale.

Ai shtoi se me autoritetet turke do të diskutojnë edhe për çështjet lidhur me sigurinë e ushqimit, ndërsa bashkëshortja e tij do të fokusohet në diplomacinë arsimore dhe kulturore.

Kreu i Drejtorisë për komunikime të presidencës turke, Fahretin Altun, paralajmëroi se Zelenski do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Turqi dhe se presidenti turk Erdogan do ta presë sot në Pallatin Presidencial në Ankara.

Pritet që të dy liderët të diskutojnë për partneritetin strategjik midis Turqisë dhe Ukrainës, me fokusnë përforcimin e marrëdhënieve në të gjitha aspektet dhe duke rënë dakord për hapat që do të ndërmerren për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. ls/

Foto: Printskrin 

 

 

Остани поврзан