Presidenti sirian Ahmed al Shara mbërriti për vizitë zyrtare në SHBA
- Presidenti sirian Ahmed al Shara mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare, njoftoi agjencia shtetërore siriane SANA.
Uashington, 9 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti sirian Ahmed al Shara mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare, njoftoi agjencia shtetërore siriane SANA.
Vizita ndodh një ditë pasi Al Shara u hoq nga lista e zezë e Uashingtonit e individëve dhe organizatave të sanksionuar për terrorizëm. Al Shara, forcat kryengritëse të të cilit rrëzuan nga pushteti al Asadin në fund të vitit të kaluar, do të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp.
Pritet që lideri sirian të nënshkruajë marrëveshje për t'u bashkuar me koalicionin antixhihadist të udhëhequr nga SHBA, kumtoi i dërguari amerikan për Sirinë, Tom Barak.
Grupacioni terorrist "Shteti islamik" ishte mposhtur në vitin 2019 nga koalicioni dhe Forcat Demokratike të Sirisë, kryesisht milicë kurdë, të cilët tani negociojnë për integrimin e tyre në armatën siriane. SHBA, nga ana e saj, parashikon vendosjen e bazës ushtarake në afërsi të Damaskut, njoftuan burime diplomatike në Siri. sa/
foto: arkivi