Presidenti rumun Johanis dha dorëheqje
- – Presidenti i Rumanisë, Klaus Johanis sot dha dorëheqje.

Bukuresht, 10 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti i Rumanisë, Klaus Johanis sot dha dorëheqje.
Siç informuan agjencitë botërore, partitë opozitare në Parlamentin rumun planifikuan të fillojnë proces për revokimin e Johanis.
Gjykata Supreme rumune paraprakisht gjykoi se Johanis, mandati i të cilit skadoi më 21 dhjetor, duhet të mbetet në funksion deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 4 maj. Para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në dhjetor, gjykata i anuloi rezultatet nga rrethi i parë dhe paralajmëroi se duhet të përsëritet i gjithë procesi zgjedhor.
Vendimi i Gjykatës Supreme erdhi pasi Johanis e hoqi shenjën e fshehur të informacioneve të inteligjencës, sipas të cilave, Rusia ka zhvilluar fushatë të koordinuar në internet për promovimin e Kalin Geogesku nga e djathta, i cili fitoi më së shumti vota në rrethin e parë të zgjedhjeve. fc/
Fotografia: EPA