Presidenti i Shqipërisë u bëri thirrje banorëve të rajoneve të vërshuara t'i ndjekin udhëzimet e kompetentëve për gjegjës për evakuimin
- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u bëri thirrje banorëve të rajoneve të vërshuara t'i ndjekin udhëzimet e kompetentëve përgjegjës për evakuim, pasi që gjendja filloi të përkeqësohet.
Tiranë, 8 janar 2026 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u bëri thirrje banorëve të rajoneve të vërshuara t'i ndjekin udhëzimet e kompetentëve përgjegjës për evakuim, pasi që gjendja filloi të përkeqësohet.
Ai theksoi se me shqetësim po e ndjekë situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut në vend, dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me udh[heqësit e institucioneve qendrore dhe lokale, me strukturat për gjendje të jashtëzakonshme civile dhe me forcat e armatosura, për përballje me situatën e vërshimeve.
Shefi i shtetit u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me strukturat që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.
"Posaçërisht u bëj thirrje banorëve në rajonet e vërshuara t'i ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt. Në këto çaste të rënda, jeta e secilit është para së gjithash", shkroi në kumtim.
Për shkak të gjendjes së përkeqësuar, thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë në këtë vend bëri edhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë, të jenë të kujdesshëm në rajonet ku ekzistonm rreziku nga vërshimet.
Në kumtesë shtohet se Ambasada vazhdon ta ndjekë situatën me vërshimet. ab/
Foto: Begaj FB