Presidenti bullgar Rumen Radev njofton se nesër do të japë dorëheqje
- Presidenti bullgar Rumen Radevi pasdite në një fjalim njoftoi se do të japë dorëheqje, duke shkaktuar spekulime të gjera se ai do të formojë partinë e tij politike për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi qeveria e mëparshme "ra" muajin e kaluar.
Sofje, 19 janar 2026 (MIA) - Presidenti bullgar Rumen Radevi pasdite në një fjalim njoftoi se do të japë dorëheqje, duke shkaktuar spekulime të gjera se ai do të formojë partinë e tij politike për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi qeveria e mëparshme "ra" muajin e kaluar.
Radevi, i cili duhej të kryejë detyrën deri në janar të viti 2027, deklaroi se do të japë dorëheqje nesër.
"Jam i bindur se Iliana Jotova do të jetë një shefe e denjë e shtetit", tha Radevi.
"Sot është hera e fundit që t’ju drejtohem si president i Bullgarisë", shtoi Radevi.
Nëse dorëheqja e tij konfirmohet, ai do të zëvendësohet nga zëvendëspresidentja Iliana Jotova deri në zgjedhjet presidenciale në nëntor. Radevi, i cili ka shprehur skepticizëm në lidhje me lëvizjen e fundit të Bullgarisë për t'u bashkuar me eurozonën, si dhe qëndrimin e tij miqësor ndaj Kremlinit për shkak të luftës në Ukrainë, u zgjodh president në vitin 2016 dhe përsëri në vitin 2021.
Sipas nenit 97 të Kushtetutës së Bullgarisë, një nga opsionet për përfundimin e parakohshëm të kompetencave të presidentit dhe zëvendëspresidentit është paraqitja e dorëheqjes së tyre në Gjykatën Kushtetuese.
Pasi presidenti do të[ paraqesë dorëheqjen e tij, kompetencat e tij pushojnë pasi Gjykata Kushtetuese të përcaktojë rrethanat e specifikuara.
Hapi i tij për të dhënë dorëheqje, e pritur gjerësisht në vend, vjen në një kohë krize politike, ndërsa Bullgaria po shkon drejt zgjedhjeve të teta parlamentare në katër vjet.
Një parlament i fragmentuar ka bërë që një sërë fituesish të zgjedhjeve të mos kenë arritur të sigurojnë shumicë ose të formojnë koalicione të qëndrueshme. Koalicioni i fundit zgjati pothuajse një vit.