• петок, 21 февруари 2025

Premier Liga do t'i ndëshkojë festimet fyese të golave

Premier Liga do t'i ndëshkojë festimet fyese të golave

Londër, 5 shkurt 2025 (MIA) - Premierliga do të fillojë t'i ndjekë festimet e lojtarëve pas shënimit të golit, madje mund të vendosë sanksione nëse konsiderohen ofenduese ose provokuese ndaj lojtarëve dhe tifozëve kundërshtarë.

Vendimi u mor pasi disa lojtarë u kritikuan për mënyrat e tyre të shprehjes së gëzimit pasi shënuan gol në javët e fundit. 

Në fitoren e Arsenalit me rezultatin 5:1 ndaj Mançester Sitit në fundjavë, i riu Majls Luis - Skeli e provokoi Erling Halandin duke kopjuar festën e tij, i ulur në një pozë meditimi, pasi shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë. 

 Muajin e kaluar, Indijaje mori karton të verdhë pasi shënoi golin e fitores së Evertonit kundër Brajtonit, festoi duke tundur krahët si një pulëbardhë.

 Edhe pse provokimet e futbollit në terren nuk janë të pazakonta, Premier Liga tani do të fillojë të ndjekë lëvizjet e lojtarëve.

"Mendoj se të gjithëve na pëlqen të shohim festimet pas shënimit të golit. Disa nga festimet ishin shumë qesharake, argëtuese, por ka një kufi që nuk duhet kaluar. Sapo festimi të kthehet në tallje apo kritikë, duhet të ndërhyjmë", tha drejtori i Premier Ligës, Toni Skols për "Skaj sports". 

 Foto: Printskrin

 

Остани поврзан