• сабота, 27 јули 2024

Premiera e shfaqjes "Familja Adams" nesër në IN Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinj

Premiera e shfaqjes

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Nesër në IN Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinj - Shkup do të mbahet premiera e shfaqjes për të rinj + 15 "Familja Adams" me përshtatje dhe regji të Tea Begovskas.

Familja Adams është një histori me të cilën të gjithë jemi rritur dhe për shumicën e audiencës është tashmë e njohur. Personazhet janë të dallueshëm, shumë tërheqës dhe sfidues për t'u krijuar, si për aktorët, ashtu edhe për regjisorin. Këtë ide për Familjen Adams, Tea Begovska e ka prej më shumë se tetë vitesh dhe është e lumtur që Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj i dha mundësinë këtij projekti të realizohej me një kast kaq të mrekullueshëm aktorësh.

Është bërë një ndarje të personazheve që është një ndeshje e përkryer për teatrin. Ky është prodhimi i parë i Familjes Adams në vendin tonë. Shfaqja është e destinuar për të rinj dhe adoleshent, por kjo është edhe një shfaqje për të rriturit, prindërit dhe të gjitha familjet. Një shfaqje në të cilën tema është dashuria dhe të kuptuarit se ajo është më e forta nga të gjitha.

Pranimi i gjërave ashtu siç janë. Të kuptuarit se bukuria është në diversitet, lumturia është në diversitet. Lumturia si mënyrë dhe zgjedhje, jo diçka e imponuar dhe e mësuar sipas rregullave. Vlerat e shoqërisë mësohen dhe zbatohen vetëm përmes diversitetit, jo përmes rregullave strikte, specifike dhe unike. Vlerat e familjes nuk janë ato që shkruhet në tekstet shkollore, vlerat e familjes nuk janë një përkufizim i paramenduar dhe i memorizuar - familja është ndershmëri, besim, dashuri, pranim - harmoni e plotë.

Adaptimi dhe Regjia: Tea Begovska

Interpretojnë: Valdeta Ismaili, Melika Kastrati, Mumin Abdullahi, Dea Pajaziti, Flakron Aliu, Eldin Shiroki, Gëzim Zherka, Blerim Dardhishta

Skenografia: Dardan Ahmeti dhe Tea Begovska, Kostumet: Andrej Papaz Gjorgievski, Kompozitor: Enes Begovski, Mjeshtër Zëri: Albin Sopa, Mjeshtër Dritash: Elmedin Brahimi dhe Amet Çajani, Punëtor Skene: Qamuran Shapka dhe Jetmir Ademi, Gardеrobë: Meser Xhemaili.

Premiera do të jetë nesër në ora 20:00, ndërsa risjellja më 21 maj, po ashtu në ora 20:00. bsh/

Остани поврзан