• сабота, 22 февруари 2025

Prej sot punë me dy turne të një pjese të Seksioneve për çështje administrative pranë MPB-së

Prej sot punë me dy turne të një pjese të Seksioneve për çështje administrative pranë MPB-së

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se duke nisur që sot, Seksionet e çështjeve administrative pranë Departamentit për çështje qytetare të MPB-së do të punojnë sipas orarit të ri të punës. Kështu, Departamenti i Çështjeve Administrative Shkup dhe Seksioni i çështjeve administrative Tetovë, nga e hëna deri të premten do të kenë punë me dy turne, gjegjësisht orar të punës nga ora 07.30 deri në orën 19.30.

Gjithashtu, edhe Seksionet e çështjeve administrative - Manastir, Veles, Кumanovë, Оhër, Strumicë dhe Shtip, nga e hëna deri të premten do të kenë orar të punës me fillim nga ora 08.00 e deri në orën 18.00, ndërsa orari i njëjtë i punës vlen edhe për: DÇA Manastir për Prilep, DÇA Veles për Kavadar, DÇA Ohër për Kërçovë dhe Strugë, DÇA Tetovë për Gostivar dhe DÇA Shtip për Koçan.

Në njësitë rajonale të tjera - DÇA Ohër për Dibër; DÇA Manastir për Krushevë, për Demir Hisar, për Resnjë dhe për Makedonski Brod; DÇA Shtip për Probishtip, për Sveti Nikollë, për Vinicë, për Dellçevë dhe për Berovë; DÇA Veles për Negotinë; Dça Kumanovë për Kratovë dhe për Kriva Pallankë; DÇA Strumicë për Gjevgjeli, për Radovish dhe për Vallandovë, orari i punës do të zgjasë prej orës 08.00 deri në orën 16.00. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан