• петок, 05 декември 2025

PPRMV: Edhe një polic është përfshirë gjithashtu në hetimin për vjedhjen e kabllove dhe dëmtimin e instalimeve publike në "Hekuranë"

PPRMV: Edhe një polic është përfshirë gjithashtu në hetimin për vjedhjen e kabllove dhe dëmtimin e instalimeve publike në

 Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për shkak të dyshimit të bazuar për përfshirjen e një polici në veprimet - Vjedhje e rëndë sipas nenit 236, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1, pika 1 të Kodit Penal, e kryer në afërsi të fabrikës "Hekurana" në Shkup. Prokurori publik i ka paraqitur propozim gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit, dhe tre bashkëpunëtorë të tij tashmë janë në paraburgim për këtë vepër penale.

 Siç theksohet në  kumtesën e Prokurorisë, gjatë procedurës së deritanishme janë siguruar prova që japin dyshime të arsyeshme se i dyshuari aktual, përndryshe i punësuar në MPB  si nëpunës policor, ishte bashkëpunëtor i tre personave kundër të cilëve u ngritën akuza rreth dhjetë ditë më parë.

 "Të gjithë akuzohen se së bashku nga objekti i "Polukonti - IGM dhe tuneleve nëntokësore nëpër të cilat kalojnë kabllot e furnizimit me energji elektrike kanë marrë disa kilometra kabllo për furnizim të lartë dhe të mesëm në pronësi të personave juridikë të dëmtuar SHA EMV- Termocentralet e RMV - Dega e Energjisë Shkup dhe MakStil SHA Shkup, në një vlerë të përgjithshme prej rreth 440 mijë eurosh"theksohet në komunikatë..

Pasi me aparat janë siguruar se kabllot nuk ishin nën tension, i kanë prerë telat dhe ruajtur kabllot në hyrje të tuneleve. Për shkak të veprimeve të tyre, më 9 prill, shpërtheu një zjarr në Nënstacionin Jugor, i cili shkaktoi dëme shtesë në instalimet publike, riparimi i të cilave kërkoi më shumë se 100 mijë euro, ndërsa nuk është realizuar  dhe prodhimi dhe shpërndarja e planifikuar e energjisë elektrike për përdoruesit përfundimtarë të energjisë elektrike për periudhën e riparimit të defekteve, me vlerë rreth 60 mijë euro. 

 Prokurori publik i paraqiti propozim gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit edhe për këtë të dyshuar. Tre bashkëpunëtorëve të tij, kundër të cilëve ishin ngritur akuza më parë, u është caktuar gjithashtu masa e paraburgimit me propozim të prokurorisë, për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit te dëshmitarët dhe rrezikut të përsëritjes së veprës

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан