• петок, 05 декември 2025

PP: Procedurë hetimore për vjedhje me sulm fizik ndaj një qytetari në Shkup

PP: Procedurë hetimore për vjedhje me sulm fizik ndaj një qytetari në Shkup

Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një personi të dyshuar për vjedhje, ndërsa personi tjetër është në kërkim. Ngjarja ka ndodhur më 15 nëntor në Shkup, ku i dëmtuari u sulmua fizikisht, u plaçkit dhe u la i lënduar, ndërsa sulmuesit i morën 8.800 denarë.

Sipas prokurorisë, veprën e ka kryer pranë një qendre tregtare në Shkup, kur i dyshuari së bashku me një person tjetër, i cili po kërkohet e kanë ndjekur të dëmtuarin. Në një moment, 43 vjeçari e ka goditur të dëmtuarin me grusht në kokë, ndërsa sulmuesi tjetër i është kërcënuar me boks të metalit.

Sulmuesit duke i kontrolluar pallton të dëmtuarit i kanë marrë 8.800 denarë, e kanë shtyrë në tokë, e kanë goditur me shqelma dhe janë përpjekur t’i thyejnë telefonin celular. Më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Nga prokuroria thonë se prokurori publik deri tek gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkup ka parashtruar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, ndërsa kërkimi për kryerësin e dytë vazhdon. qa/

 Foto: MIA

Остани поврзан