• понеделник, 17 март 2025

PP: Në vijim janë seancat për përcaktimin e paraburgimit për rastin e zjarrit në Koçan

PP: Në vijim janë seancat për përcaktimin e paraburgimit për rastin e zjarrit në Koçan

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Në vijim janë seancat për përcaktimin e paraburgimeve për personat e dyshuar për rastin me zjarrin në diskotekën në Koçan, informuan sot në mëngjes nga Prokuroria publike. 

Për rastin deri më tani janë marrë në pyetje 30 persona, ndërsa për 11 Prokuroria ka nisur procedurë hetimore. Për tetë prej tyre tashmë është bërë propozim për paraburgim afatshkurtër, ndërsa tre të tjerët janë ende të hospitalizuar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në zjarrin që ndodhi dje jetën e kanë humbur 59 persona të rinj. ndërsa mbi 140 të pësuar janë në përkujdesje brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimit të deritanishëm të institucioneve, në diskotekën nuk kishte rrjet hidranti dhe aparate të mjaftueshme kundër zjarrit, në të në mënyrë të paligjshme janë përdorur materiale piroteknike, nuk kishte as licencë të ligjshme për punë dhe nuk ishte lidhur asnjë marrëveshje me shkrim ndërmjet organizatorit dhe grupit që ka interpretuar. 

Siç kumtoi mbrëmë prokurori publik Lupço Kocevski, deri më tani janë marrë në pyetje mbi 20 persona, mes të cilëve edhe organizatori i ngjarjes, ndërsa konfirmoi se në bisedë informative në Shkup është ftuar edhe ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. 

Sipas Kocevskit, ky është një rast vërtet kompleks dhe ka shumë gjëra që duhet të hetohen, duke theksuar se deri më tani janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh - urdhra për autopsi të viktimave, urdhra për marrjen e masave në MPB dhe BSP për të arrestuar çdo person që me veprimet ose mosveprimet e tyre ka kontribuar në këtë ngjarje dhe për të hetuar një urdhër për analizë të një kamere për sekuestrimin e rolit të tyre propozim për nxjerrjen e urdhrit për marrjen e përkohshme të dokumentacionit të personit juridik, kërkesë për bastisje të banesës dhe objekteve të tjera dhe kërkesë për bashkëpunim ndërinstitucional në PTHP NKOK.

"Personat kanë vepruar në kundërshtim me rregulloret dhe rregullat teknike të masave mbrojtëse dhe me këtë kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën dhe punën e njerëzve", tha Kocevski.

 

Како одговор на итното барање на македонските власти, Турција испрати два медицински авиони за евакуација.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, kumtoi se disa nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje penale juridike kanë vdekur, ndërsa një pjesë janë në spital. Katër persona janë aktualisht të shtruar në spital - dy anëtarë të grupit, djali i një pronari të diskotekës dhe menaxheri i personit juridik që menaxhonte diskotekën.

"Disa nga personat e arrestuar që ndodhen aktualisht në polici janë persona të cilët janë përgjegjës direkt për këtë ngjarje, sipas provave të grumbulluara deri më tani. Është arrestuar një person, i cili është organizatori i ngjarjes dhe për të cilin dyshojmë se është një nga përgjegjësit direkt. Gjithashtu u arrestuan një ish-sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, një ish-shef sektori në Ministrinë e Ekonomisë, një ish-drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe tre punonjës në këtë drejtori", tha Toshkovski.

Firma nuk kishte licencë të ligjshme punë dhe në këtë pjesë të hetimit, Toshkovski tha se nuk mund të zbulojë më shumë detaje, por theksoi se, si shumë gjëra të tjera nga e kaluara, ka të bëjë me ryshfet dhe korrupsion. ls/

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан