• вторник, 18 март 2025

Në MPJ është hapur Libri i Ngushëllimeve për të vdekurit në tragjedinë në Koçan

Në MPJ është hapur Libri i Ngushëllimeve për të vdekurit  në tragjedinë në Koçan

 Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme është hapur sot Libri i ngushëllimeve për të vdekurit nga zjarri i tmerrshëm në Koçan, ku 59 persona humbën jetën, ndërsa 155 u lënduan.

 

Në Librin e Ngushëllimeve i pari u nënshkrua ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ndërsa më pas u nënshkruan  ambasadorë të shumtë dhe përfaqësues të përhershëm të organizatave ndërkombëtare në shtet.

 

Ndër ata që u nënshkruan ishin ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler, ambasadori evropian Mihalis Rokas, ambasadorja suedeze Ami Larson xhain, ambasadorja kroate Nives Tiganj, ambasadori francez Kristof Le Rigoler, ambasadorja serbe Nevena Jovanoviq dhe ambasadori turk Fatih Ulusoj.

 

 

 

Në Librin e ngushëllimeve u nënshkruan edhe ambasadorja e Zvicrës, Veronik Ulman, ambasadori i Italisë, Paolo Palminteri, si dhe përfaqësuesit e përhershëm të Kombeve të Bashkuara në vend, RitaKColumbia, e UNDP-së, Armen Grigoria dhe e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Akim Ali.

 

Ambasadorët shprehën ngushëllime të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë qytetarët, duke i ofruar mbështetje dhe ndihmë vendit në këto momente të vështira.

 Foto: MIA

 

Остани поврзан