• петок, 05 декември 2025

PP: Dita zgjedhore kaloi qetë me vetëm një incident në Shuto Orizarë

PP: Dita zgjedhore kaloi qetë me vetëm një incident në Shuto Orizarë

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Prokuroria publike informoi se dita zgjedhore kaloi pa shkelje të mëdha të procesit zgjedhor, ndërsa tek ata gjatë ditës së sotme është parashtruar vetëm një njoftim në rajonin e Shuto orizares për fotografim të fletëvotimit.

"Komisioni i përkohshëm i Prokurorisë publike për ndjekje të veprave të mundshme penale lidhur me procesin zgjedhor gjatël ditës së sotme e ndoqi rrethin e dytë të votimit të zgjedhjeve lokale, ndërsa në prokuroritë publike u organizuan kujdestari të jashtëzakonshme me qëllim të koordinimit me kohë dhe dhënies së udhëzimeve për veprim të organeve kompetente. Dita zgjedhore kaloi pa shkelje të mëdha të procesit zgjedhor, ndërsa në prokurorinë publike gjatë ditës së sotme është parashtruar vetëm një njoftim në rajonin e Shuto Orizares për fotografim të fletëvotimit. Urgjentisht janë dhënë udhëzime për dokumentim të ngjarjes që paraqet shkelje", qëndron në kumtesën e Prokurorisë.

Nga atje shtojnë se Komisioni mbetet aktiv drejt përfundimit të plotë të procesit zgjedhor, ndërsa qyetarët të cilët kanë dyshime për vepra të mundshme penale lidhur me zgjedhjet mund të parashtrojnë paraqqitje në prokurorinë më të afërt publike apo përmes adresës elektronike: izbori@jorm.mkab/

Foto:МIА arkivi

Остани поврзан