• сабота, 21 февруари 2026

"Posta e Maqedonisë": Është siguruar pagë për të gjithë të punësuarit, greva është e motivuar politikisht

Shkup, 23 janar 2026 (MIA) – “Posta e Maqedonisë” njoftoi se e vlerëson tendencioze dhe joserioze dhe të motivuar politikisht organizimin e grevës në kushte kur është siguruar pagë për të gjithë të punësuarit. 

“Organizimi i grevës nga një nga Sindikatat e të punësuarve në ‘Posta e Maqedonisë’ në kushte kur paga për të gjithë punonjësit tashmë është siguruar është jashtëzakonisht tendencioze dhe e pavlerë. Për këto arsye, ne besojmë se greva është e motivuar politikisht, ndërsa të punësuarit po manipulohen, gjë që prish funksionimin normal të kompanisë”, thonë nga "Posta e Maqedonisë".

“Duam të potencojmë se Sindikata është informuar me kohë, edhe një herë potencojmë, e informuar me kohë  - se problemi është zgjidhur dhe se për të gjithë të punësuarit ka siguruar pagë. Por të dëshpëruar duhet të konstatojmë se të punësuarit janë keqpërdoruar nga struktura të caktuara politike të cilët në mënyrë tendencioze po bëjnë përpjekje ta dëmtojnë punën e ‘Postës së Maqedonisë’”, informojnë nga ndërmarrja. 

Nga atje theksojnë se janë në komunikim të vazhdueshëm dhe koordinim me Qeverinë dhe në “bashkëpunim të përbashkët, në vazhdimësi i tejkalojmë të gjitha problemet të cilat shkaktohen në punën aktuale”. 

“Duke u përpjekur për zgjidhjen e të gjitha situatave që janë krijuar, u bëjmë thirrje të gjitha organizatave sindikale që të përfshihen në zgjidhjen e të gjitha sfidave me të cilat përballet kompania jonë, pa u provokuar dhe manipuluar. Theksojmë edhe një herë se ‘Posta e Maqedonisë’ funksionon me kapacitet të plotë, dhe në periudhën e ardhshme do të punojmë në rritjen e efikasitetit të ‘Postës së Maqedonisë’ dhe shërbimeve për të gjithë klientët”, theksojnë nga "Posta e Maqedonisë". fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан