• сабота, 21 февруари 2026

Polonia me porosi drejtuar Trampin për Grenlandën: Sulmi i aleatëve do të ishte fundi i botës siç e dimë

Polonia me porosi drejtuar Trampin për Grenlandën: Sulmi i aleatëve do të ishte fundi i botës siç e dimë

Varshavë, 15 janar 2026 (MIA) - Polonia nuk do të dërgojë ushtarë në Grenlandë, deklaroi sot kryeministri Donald Tusk, duke shtuar se sulmi i një vendi të NATO-s ndaj një tjetri do të ishte "fundi i botës siç e dimë".

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi se Grenlanda është kyçe për sigurinë e vendit të tij dhe duhet të pranohet në mënyrë që të parandalohen Rusia dhe Kina ta okupojnë. Ai tha se të gjitha opsionet janë në tryezë që Grenlanda të përvetësohet, e cila është territor autonom i Danimarkës.

Personeli ushtarak nga Franca dhe Gjermania u nis drejt Grenlandës sot, përderisa Danimarka dhe aleatët e saj po përgatiten për stërvitje në mënyrë që të tentojnë ta bindin Trampin në sigurinë e saj.

"Tentimi i një vendi të NATO-s të marrë një pjesë të një vendi tjetër anëtar të NATO-s do të ishte katastrofë politike", deklaroi Tusk në konferencë për shtyp.

"Ky do të ishte fundi i botës çfarë edimë, fund i garancës për bozë të bazuar në solidaritet të NATO-s, që i përmbante të gjitha forcat e këqija lidhur me terrorin komunist apo forma të tjera të agresionit".

Ai përfundoi duke thënë se do të bëjë gjithçka për t'u siguruar se Evropa mbetet e bashkuar rreth çështjes së Grenlandës. ab/

foto: arkivi

Остани поврзан