Politiko: Uashingtoni po e shqyrton Galibafin si partner të mundshëm për "skenarin venezuelian" në Iran
- Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp në fshehtësi po e shqyrton mundësinë për bashkëpunim me presidentin e parlamentit iranian, Mohamad Bager Galibaf, duke parë në të partnerin potencial për negociata në fazën e ardhshme të konfliktit, shkruan "Politiko".
Bruksel, 24 mars 2026 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp në fshehtësi po e shqyrton mundësinë për bashkëpunim me presidentin e parlamentit iranian, Mohamad bager galibaf, duke parë në të partnerin potencial për negociata në fazën e ardhshme të konfliktit, shkruan "Politiko".
Galibaf (64), i cili paraprkaisht ishte i nohur për kërcënimet e veta ndaj SHBA-së, në Shtëpinë e Bardhë tani po përjetohet si "partner i pranueshëm".
Sipas përfaqësuesve të lartë të administratës, siç thekson "Politiko", Tramp sinjalizoi kalimin nga presioni ushtarak drejt diplomacisë, duke kërkuar dalje nga "beteja iraniane" e cila i destabilizoi tregjet botërore të naftës. Plani i trampit, thuhet, është të zbatojë model të ngjashëm me atë në Venezuelë - instalim të liderit i cili do të bashkëpunonte me SHBA-në në këmbim të mbijetesës në pushtet dhe marrëvehsjeve më të volitshme për naftë. Interesi primar i Uashingtonit është të evitohet shkatërrimi i plotë i infrastrukturës së naftës, prëfshirë edhe teminalin kyç në ishullin Hark.
Megjithatë, ekspertët dhe aleatët e SHBA-së strategjinë e këtillë e vlerësojnë si "naive". Burime nga Gjiri theksojnë se Irani nuk është vend i cili do të dorzohej lehtë dhe do t'i dorëzonte resurset e veta nytarore. Edhe pse Galibaf konsiderohet insajder pragmatik i sistemit, ai i mbetet thellësisht lojal rendit iranian, që i bën pak të besueshme lëshimet e konsiderueshme ndaj Uashingtonit. Njëkohësisht, Shtëpia e Bardhë tërësisht e hodhi poshtë mbështetjen për opozitarin e dëbuar Reza Pahlavi, duke konsideruar se ai nuk ka legjitimitet në vend dhe se instalimi i tij do të sillte kaos.
Përderisa Galibaf publikisht i demanton negociatat me SHBA-në, Uashingtoni këto deklarata i interpreton si pzicionin të brendshëm politik. "Jemi në fazë të testimit. Dëshirojmë të shohim kush mundet dhe dëshiron të dalë në sipërfaqe. Nëse tregohen si radikalë, do të eliminohen", deklaroi një burim nga administrata amerikane, duke shtuar se Trampi, edhe përkundër retorikës ushtarake, megjithatë preferon paqe në vend të luftës. ab/
foto: arkivi