• петок, 05 декември 2025

Politiko: Le Pen nuk do të kandidojë për presidente nëse gjykata e konfirmon ndalesën për zgjedhje

Politiko: Le Pen nuk do të kandidojë për presidente nëse gjykata e konfirmon ndalesën për zgjedhje

Bruksel, 12 nëntor 2025 (MIA) - Marin Le Pen, liderja e partisë franceze Tubimi Kombëtar, deklaroi se nuk do të kandidohet për presidente në vitin 2027, përveç nëse gjykata e apelit nuk e anulon ndalesën e saj aktuale për zgjedhje, sipas Politikos së Brukselit. 

Le Pen, e cila tashmë tri herë ka kandiduar për presidente, do të kthehet në gjykatë më 13 janar, pasi do të paraqesë ankesë për aktvendimin për fajësi për akuzat për përvetësim të mjeteve nga Parlamenti Evropian, të cilat ajo vazhdimisht i ka mohuar. 

Pasi e shpalli fajtore, gjykata menjëherë i shqiptori një ndalesë pesëvjeçare La Penit për kandidim për poste zyrtare, të cilën gjykata e apelit mund ta ndalojë.

Nëse Le Pen shpallet përsëri fajtore dhe merr një dënim që ende e ndalon të kandidojë për presidente, ajo deklaroi se do të "pranojë fatin e saj dhe do t'ia dorëzojë kontrollin të mbrojturit të saj 30-vjeçar, Xhordan Bardella".

"Meqenëse Gjykata e Apelit me shumë gjasa do të vendosë në shtator, nuk do ta lejoj që kjo të zvarritet. Nëse më ndalohet të kandidoj, por (gjykata më e lartë) vendos në favorin tim tre ose katër muaj më vonë, do të jetë tepër vonë për të zhvilluar një fushatë të vërtetë presidenciale", deklaroi Le Pen.

Një sondazh i publikuar nga qendra franceze e kërkimit "Elabe" në fillim të këtij muaji tregoi se si Le Pen ashtu edhe Bardella kanë një epërsi dyshifrore ndaj rivalëve të tyre më të afërt në qëllimet e votimit në raundin e parë. ls/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

Остани поврзан