• сабота, 22 февруари 2025

Policia Financiare me kallëzim penal për një person fizik dhe një person juridik, të cilët për 8.703.558 denarë e kanë dëmtuar Buxhetin e FSSH-së

Policia Financiare me kallëzim penal për një person fizik dhe një person juridik, të cilët për 8.703.558 denarë e kanë dëmtuar Buxhetin e FSSH-së

Shkup, 24 janar 2025 (MIA) – Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër I.T. në cilësinë e udhëheqësit të subjektit juridik BAUERFEIND SHPKNJP import – eksport Shkup dhe kundër subjektit juridik BAUERFEIND SHPKNJP import – eksport Shkup. 

Nga Policia Financiare njoftuan sot se e denoncuara e parë I.T. në periudhën prej 01.01.2014 deri 31.12.2016, me qëllim që përfitojë pasuri të jashtëligjshme për vete dhe për të denoncuarin e dytë subjekt juridik, ka dhënë deklaratë të rreme të vërtetuar në notar me të cilën ka vërtetuar se pajisja ortopedike të cilën e furnizon dhe faturon drejt Fondit të Sigurimeve Shëndetësore është adekuate dhe korrespondon me një pajisje tjetër ortopedike të vërtetuar në Listën e pajisjeve ortopedike dhe pajisjeve të tjera në pjesën e Mjeteve ortopedike -Ortozë mbi gju nën shifrën 2105 në bazë të kritereve nga Rregullorja për indikacionet për realizimin e të drejtës për pajisje ortopedike dhe të tjera, edhe pse ishte e vetëdijshme se pajisja e tillë nuk korrespondon me indikacionet mjekësore dhe diagnozat e përcaktuara në listën e pajisjeve ortopedike për të cilat Vërtetim nëse ka nevojë jep mjeku specialist.

Në këtë mënyrë, nënvizohet në kumtesë, e ka mashtruar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të lidhë marrëveshje për dhënie të pajisjeve ortopedike dhe të tjera për periudhën prej 01.01.2014 deri 31.12.2016, me çka gjatë vitit 2014, 2015 dhe 2016 ka kryer furnizim dhe dërgim të 171 pajisjeve joadekuate gjatë kësaj i ka faturuar drejt Fondit të Sigurimeve Shëndetësore nën shifrën 2105 në atë mënyrë që të denoncuarit kanë fituar pasuri të jashtëligjshme në vlerë prej 763.470 denarë gjatë vitit 2014, 5.038.902 gjatë vitit 2015 dhe 2.901.186 denarë gjatë vitit 2016, gjegjësisht gjithsej 8.703.558 denarë, vlerë me të cilën është dëmtuar Buxheti i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан