• сабота, 22 февруари 2025

Policia financiare ka ngritur kallëzim penal kundër drejtorit dhe disa zyrtarëve në KME Manastir-Novaci dhe ndaj tre personave nga Byroja e furnizimit publik

Policia financiare ka ngritur kallëzim penal kundër drejtorit dhe disa zyrtarëve në KME Manastir-Novaci dhe ndaj tre personave nga Byroja e furnizimit publik

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Drejtoria e policisë financiare deri në Prokurorinë Themelore Publike Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër P.M. në cilësinë e drejtorit të SHA EMV në pronësi shtetërore Shkup- filiali KME Manastir- Novaci, D.P në cilësinë e nëpunësit zyrtar në SHA EMV- filiali KME Manastir, B.Gj në cilësinë e nëpunësit zyrtar në SHA EMV - filiali REK Manastir, T.A në cilësinë e zyrtarit në SHA EMV- filiali KME Manastir, S.M në cilësinë e zyrtarit në SHA EMV - filiali KME Manastir, A.K. në cilësinë e zyrtarit në SHA EMV - filial KME Manastir, L.S. në cilësinë e zyrtarit në SHA EMV - filiali KME Manastir, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 1 i Kodit penal.

Kallëzim penal është ngritur edhe ndaj A.M.S në cilësinë e zyrtarit pranë Byrosë së furnizimeve publike, A.U në cilësinë e zyrtarit pranë Byrosë së furnizimeve publike në cilësinë e zyrtarit në Byronë e furnizimeve publike për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të punës së papërgjegjshme nga neni 353-v paragrafi 4 i Kodit penal.

Nga Policia financiare sot theksuan se i denoncuari i parë P. M. në procedurën e furnizimit publik nr. 11935/2022 për gërmimin e një investimi në Brod Gneotino ka përdorur pozitën e tij zyrtar dhe autoritetin si drejtor i KME Manastir në mënyrë që më 19.08.2022 ka marë vendim për të zgjedhur ofertën më të favorshme me të cilin Vendim në mënyrë të kundërligjshme e ka refuzuar ofertën e Granit SHA Shkup, edhe pse ofertuesi Granit SHA Shkup ka qenë më i lirë dhe ka dorëzuar ofertë të pranueshme në pajtim me nenin 2, paragrafi 11 të Ligjit për furnizimi publik dhe në kundërshtim me nenin 112, paragrafi 1 të Ligjit për furnizimi publik është përzgjedhur në mënyrë të kundërligjshme si më e shtrenjta, ndërsa më datë 03.10.2022 është lidhur Kontratë dhe marrëveshje kornizë për gërmimin në minierën Brod Gneotino dhe Aneksi 1 i kontratës themelore të datës 21.09.2023 në vlerë prej 849.600.000 denarë.

Me realizimin e kontratës për gërmimin e një zbulimi investues në minierën Brod Gneotino, njofton Drejtoria e Policisë financiare, të akuzuarit i kanë mundësuar personit juridik të realizojë përfitim të kundërligjshëm duke i shkaktuar dëm buxhetit të RMV-së në shumë prej 178.370.320 denarë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан