Po zgjerohen hetimet për rastin në Koçan, paraburgim për nëpunësit policor lidhur me dhënien e lejes për funksionimin e diskotekës
- Hetimet për aksidentin në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, ndërsa rreth 200 janë me lëndime të rënda, po zgjerohen dhe deri tani janë përfshirë gjithsej 26 persona. Shtatë persona zyrtarë në SPB Shtip dhe SP të Koçanit janë dyshuar për veprën penale "krime të rënda kundër sigurisë publike" lidhur me miratimin e lejeve për funksionimin e diskotekës.

Shkup, 20 mars 2025 (MIA) - Hetimet për aksidentin në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, ndërsa rreth 200 janë me lëndime të rënda, po zgjerohen dhe deri tani janë përfshirë gjithsej 26 persona. Shtatë persona zyrtarë në SPB Shtip dhe SP të Koçanit janë dyshuar për veprën penale "krime të rënda kundër sigurisë publike" lidhur me miratimin e lejeve për funksionimin e diskotekës.
Me procedurën hetimore që MPB-ja po e zhvillon në lidhje me aksidentin në Koçan deri tani janë përfshirë gjithsej 26 persona, por, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se ky nuk është numër përfundimtar, gjegjësisht se si do të vijojë hetimi, do të inicohet procedurë hetimore kundër çdo personi, për të cilin do të konstatohet se veprimi gjegjësisht mosveprimi i tyre ka kontribuar në kryerjen e veprës penale.
Ai, dje në një konferencë për shtyp në MPB, tha se në lidhje me ngjarjen konkrete penale që ka ndodhur në Koçan po shqyrtohet një dokumentacion i madh, në hetim janë përfshirë një numër i madh ekspertësh, si nga Porkuroria, ashtu edhe nga ekipet hetimore të MPB-së.
Personat zyrtarë, të punësuar në SPB Shtip dhe SP Koçan, shtoi, si bashkëautorë, duke përgatitur, nënshkruar dhe miratuar pëlqim pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik që të marrë licencë për kryerjen e veprimtarisë hotelierike – kabare, edhe pse objekti nuk i plotëson kushtet ligjore për punë.
Gjykata Themelore në Koçan dje ka marrë vendim me të cilin për të gjithë 16 personat, deri tani të përfshirë në rastin me zjarrin në diskotekën "Puls", u ka vazhduar paraburgimin dhe u ka caktuar masën e paraburgimit për 48 orë të tjera, konfirmuan nga gjykata për MIA-n.
Edhe dy personave tjerë, me propozim të prokurorisë, dje u është shqiptuar masa e paraburgimit dhe ai ende vazhdon. Masë e përgjithshme për paraburgim afatshkurtër deri në këtë moment është kërkuar për 18 persona.
Nëpunësit policorë nga Reparti për krim polici dhe krim të organizuar dje kanë hyrë në Komunën e Koçanit, ku, siç ka informuar më herët Toshkovski, po ndërmerren masa dhe aktivitete për sigurimin e dokumentacionit lidhur me diskotekën.
Bastisje janë kryer edhe tek dy persona, të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, pas çka janë konfiskuar mjete teknike, dokumentacione, armë, municione..., ndërsa, gjithashtu, bastije është kryer edhe tek personi drejtues dhe përgjegjësi i diskotekës.
Në tragjedinë e ndodhur herët në mëngjesin e së dielës, në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, jetën e kanë humbur 59 persona, ndërsa mbi 170 janë lënduar. Nga gjithsej 178 të lënduar, siç informoi dje Ministria e Shëndetësisë, në institucionet publike shëndetësore në vend po mjekohen 64 pacientë, të cilët janë në gjendje relativisht stabile, në institucionet shëndetësore private po mjekohen 13 pacientë, ndërsa 101 pacientë po trajtohen në qendrat mjekësore jashtë vendit. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s