• сабота, 22 февруари 2025

Po bëhet hetim me të gjitha mjetet për djalin e zhdukur nga Negotina, thonë nga policia

Po bëhet hetim me të gjitha mjetet për djalin e zhdukur nga Negotina, thonë nga policia

Negotinë, 2 shkurt 2025 (MIA) - Të gjitha mjetet janë duke u shfrytëzuar për kërkimin e djalit të zhdukur nga Negotina, konfirmuan sot për MIA-n nga Sektori i Punëve të Brendshme të Velesit. Nga atje thanë se po marrin të gjitha masat dhe aktivitetet për gjetjen e tij.

Të premten, nga SPB e Velesit njoftuan për MIA-n se të enjten në mbrëmje, babai i djalit ka raportuar se ai është larguar nga shtëpia.

"Të enjten në ora 18:00 në Stacionin Policor të Negotinës, D.T.(60) nga Negotina ka raportuar se djali i tij M.T (28), i cili kishte probleme shëndetësore, është larguar nga shtëpia familjare. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit, njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme në Veles.

Ditët e fundit në rrjetin social Fejsbuk ka pasur thirrje për gjetjen e 28-vjeçarit M.T., i cili për herë të fundit është parë në fshatin Marena të Kavadarit. Sipas familjes së tij, ai ka shkuar për të punuar në Kavadar i veshur me veshje pune me jelek të zi. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан