Plagoset një punëtore sociale në Prilep
- Një e punësuar në Qendrën për punë sociale në Prilep është plagosur me armë zjarri sot diçka para orës 14, në hapësirat e Qendrës.

Prilep, 24 mars 2025 (MIA) - Një e punësuar në Qendrën për punë sociale në Prilep është plagosur me armë zjarri sot diçka para orës 14, në hapësirat e Qendrës.
Ajo menjëherë u dërgua në spitalin e qytetit dhe sipas informatave të para nga drejtori i Spitalit, ajo është në gjendje stabile.
Nga shërbimi për ndihmë urgjente janë ftuar në Qendrën për të ofruar ndihmë në ora 13:55. Sipas shefit të Ndihmës urgjente, Boshe Millosheski, punëtorja sociale (38) ka plagë nga plumbi në stomak.
Prokurori publik dhe policia po kryejnë ekspertizë në hapësirat e Qendrës dhe së shpejti paralajmëruan informata për rastin dhe sulmuesin, i cili, jozyrtarisht, kohë të gjatë e ka përcjellur. bsh/
Foto: MIA