Për të gjithë adhuruesit e kombinimit të djathit dhe spinaqit, ja një recetë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur dhe është e shkëlqyer për mëngjes ose darkë...
Përbërësit:
3 gota miell dhe pak për spërkatje
150 gram gjalpë (i ftohtë)
2 vezë
3 lugë gjelle ujë i ftohtë
1/2 lugë kripë
1 lugë borzilok i tharë (ose rigon)
Për mbushjen:
300 gram spinaq të freskët të grirë
3 gota gjizë (mund të jetë djathë feta ose ndonjë tjetër)
3 vezë të freskëta
1 lugë gjelle vaj ulliri
4 lugë gjelle kos
1/2 lugë çaji kripë
1/2 gotë miell
1 lugë çaji pluhur pjekjeje
1/2 gotë djathë parmixhano (i grirë)
1/3 lugë çaji piper i zi i bluar
Përgatitja:
Përzieni miellin dhe kripën dhe shtoni gjalpin e ftohtë. Shtypni gjalpin me gishta, duke e përzier me miellin, derisa të shndërrohet në kokrriza të vogla. Shtoni vezët, borzilokun e tharë dhe ujin dhe përziejini mirë të gjitha, formojeni një brumë, mbështilleni me qese plastike dhe vendoseni në frigorifer për gjysmë ore. Nëse spinaqi është i freskët, ziejeni pak, sa të zbutet, copëtojeni dhe kullojeni mirë. Nëse spinaqi është i ngrirë, thjesht kullojeni mirë dhe përziejeni me vaj ulliri, kos, djathë, vezë, miell dhe pluhur pjekjeje. Shtoni kripë, parmixhano dhe piper dhe vendoseni në frigorifer... Ndizni furrën që të ngrohet në 350 F - 220 C. Hiqeni koren dhe hapeni në një sipërfaqe pune të spërkatur më parë me miell. Hapeni derisa të arrijë skajet e tepsisë së tartës. Shponi koren me një pirun. Derdhni përzierjen e djathit dhe spinaqit mbi kore dhe shtypeni me gishtin tregues çdo 1 cm për të krijuar skaj të bukur. Piqeni për rreth 45 minuta derisa skajet e pitës të marrin një ngjyrë të artë të këndshme, por kini kujdes që të mos piqet shumë. Lëreni të ftohet pak dhe shërbejeni menjëherë.
Servirja:
E përgatitur në këtë mënyrë, është më mirë të hahet menjëherë, me një gotë kos për mëngjes ose darkë. Shijojeni!
Foto: Freepik