• сабота, 21 февруари 2026

Pistorius: Bisedimet në NATO për misionin arktik me SHBA-në shkojnë në kahje të duhur

Pistorius: Bisedimet në NATO për misionin arktik me SHBA-në shkojnë në kahje të duhur

Berlin, 27 janar 2026 (MIA) - Partnerët në NATO janë në rrugë të mirë për t'i bashkuar forcat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në misionin e propozuar në Arktik, deklaroi sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

"Bisedimet në nivel ushtarak në kuadër të NATO-s, sa kam njohuri, shkojnë mirë", tha Pistorius në Berlin duke cekur me atë rast se nuk mund të flasë me siguri për epilogun sepse negociatat ende janë në rrjedhë.

Qeveria gjermane në fillim të muajit i hodhi poshtë pretendimet amerikane ndaj Grenlandës, e cila është territor autonom i Danimarkës, por kancelari Fridrih merc dhe minsitri i Mbrojtjes, Boris Pistorius theksuan se dëshirojnë, së bashku me SHBA-në, ta sigurojnë rajonin arktik nga kërcënimi rus.

Merc theksoi se bashkëpunimi i tillë duhet të realizohet në kuadër të NATO-s. ab/

foto: arkivi

Остани поврзан