Petrushevska - Rusopulos: Së bashku ekzistojmë, por të ndarë shkatërrohemi
- - Shefja e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës(APKE), Marija Petrushevska dhe antarët Bisera Kostadinovska-Stojçevska, Sanja Llukarevska dhe Bekim Qoku u takuan sot me Teodoros Rusopulos, kryetar i APKE-së.
Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Shefja e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës(APKE), Marija Petrushevska dhe antarët Bisera Kostadinovska-Stojçevska, Sanja Llukarevska dhe Bekim Qoku u takuan sot me Teodoros Rusopulos, kryetar i APKE-së.
Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, Petrushevska shprehu nderin dhe kënaqësinë për vizitën e Rusopulos, veçanërisht në një kohë kur po festojmë 30-vjetorin e anëtarësimit tonë në Këshillin e Evropës, një proces përmes të cilit në vitin 1995 filloi integrimi evropian i vendit tonë.

Ajo theksoi se ne mbetemi të përkushtuar për përmbushjen e qëllimit tonë strategjik dhe të përbashkët - anëtarësimin në BE, sepse integrimi evropian është më shumë sesa anëtarësim individual, ai do të thotë integrimi i vlerave dhe qëllimeve tona, të bashkuar nën sloganin "së bashku ekzistojmë, por të ndarë shkatërrohemi".
Me qëllim rritjen e dukshmërisë së punës së Këshillit, kryetari i APKE-së, Rusopulos, ndau iniciativën që tashmë u është dërguar shteteve anëtare, një kërkesë drejtuar ministrive të arsimit për të futur një orë në vit në shkolla për të njohur dhe afruar punën e Këshillit, gjë që u mirëprit edhe nga pala maqedonase. Poashtu, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe në lidhje me luftën ruso-ukrainase, ku Petrushevska tregoi se ishte veçanërisht krenare sepse ishim parlamenti i parë që miratoi Rezolutën që dënonte agresionin rus kundër Ukrainës, dhe si shtet jemi plotësisht të përfshirë në mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.

Siç bëhet e ditur në kumtesëm nga Kuvendi, të pranishmit ranë dakord se deri më tani janë arritur rezultate të rëndësishme në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe në zbatimin e vazhdueshëm të parimeve, qëllimeve dhe standardeve të larta të kësaj organizate.
Në kornizë të vizitës së tij zyrtare, Rusopulos u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi, i cili më pas iu drejtua deputetëve në seancën e 69-të parlamentare. fc/
Foto: Kuvendi