• сабота, 06 декември 2025

Peskov: Ushtria ruse e mori Pokrovskin pas një viti luftime

Peskov: Ushtria ruse e mori Pokrovskin pas një viti luftime

Kremlin, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Ushtria ruse e mori qytetin minator ukrainas Pokrovsk në rajonin lindor të Donjeckut, që e sulmoi prej para një viti, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Peskov tha se presidenti Vllaadimir Putin është i informuar për situatën e re në terren, përderisa tani për tani nuk ka konfirmim nga Kievi.

Forcat ruse thuhet se e okupuan edhe qytetin Vovçansk në Harkovin fqinj.

Pohimet nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, edhe pse prresidenti ukrainas, Volodimir Zelenski gjatë vizitës në Paris tha se luftimet intensive vazhdojnë rreth Pokrovskit dhe në Harkov.

Vëzhguesit sugjerojnë se kumtesa ruse për përfitimet ushtarake mund të jetë e kurdisur para vizitës së sotme të paralajmëruar të të dërguarit të posaçëm amerikan Stiv Uitkof në Moskë, përderisa Kremlini po tenton të tregojë përparim para biseidmeve për planin e mundshëm paqësor. ab/

foto: ЕPА

Остани поврзан