• петок, 05 декември 2025

Peskov: Lufta në Ukrainë do të përfundojë kur Rusia do t'i realizojë objektivat e saj

Peskov: Lufta në Ukrainë do të përfundojë kur Rusia do t'i realizojë objektivat e saj

Moskë, 10 nëntor 2025 (MIA) - Lufta në Ukrainë do të përfundojë kur Rusia do t'i realizojë objektivat që janë vendosur gjatë Operacionit special ushtarak, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

"Kuptohet, do të donim që kjo luftë të përfundojë sa është e mundur më shpejtë, e mund të përfundojë kur Rusia do t'i arrijë objektivat që në fillim i ka vendosur. Më shumë do të donim ta zgjidhim këtë përleshje me mjete politike dhe diplomatike. Për këtë disa herë kemi folur, ndërsa pala ruse mbetet e hapur për këtë rrugë", deklaroi Peskov.

Ai shtoi se "Rusia është e hapur për zgjidhje politike dhe diplomatike në Ukrainë dhe se situata është në qorrsokak, jo me fajin e saj".

"Evropianët i nxisin me të gjitha mëyrat e mundura, me bindje se Ukraina mund ta fitojë luftën dhe t'i sigurojë interesat e saj me mjete ushtarake", tha Peskov. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан