Pesë të vdekur, më shumë se 100 të lënduar në një tornado në Brazil
- Të paktën pesë persona humbën jetën, ndërsa 130 u lënduan në tornadon e cila mbrëmë shkatërroi një pjesë të një fshati në Brazilin jugor, në shtetin federal Parana, kumtuan autoritetet lokale.
Rio de Zhanejro, 8 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën pesë persona humbën jetën, ndërsa 130 u lënduan në tornadon e cila mbrëmë shkatërroi një pjesë të një fshati në Brazilin jugor, në shtetin federal Parana, kumtuan autoritetet lokale.
"Mbrojtja civile e Paranës me keqardhje njofton se pesë vdekje janë konfirmuar pas tornados që e goditi komunën Rio Bonito në Iguasu", thuhet në kumtesë. sa/
Foto: X