Pesë komuna të Shqipërisë bëhen me kryetarë nga Partia Socialiste
- Pesë komuna në Shqipëri, Vlorë, Cërrik, Mat, Tepelenë dhe Berat, për dy vitet e ardhshme, deri në zgjedhjet lokale të rregullta në 2027, do të drejtohen nga kandidatë të Partisë Socialiste në pushtet.
Tiranë, 10 nëntor 2025 (MIA) - Pesë komuna në Shqipëri, Vlorë, Cërrik, Mat, Tepelenë dhe Berat, për dy vitet e ardhshme, deri në zgjedhjet lokale të rregullta në 2027, do të drejtohen nga kandidatë të Partisë Socialiste në pushtet.
Kryetari i ri i Matit, është Altin Bojni, i Beratit, Ervin Ceca, i Tepelenës, Gramoz Sako, i Cërrikit, Florenc Doka. Qyteti bregdetar Vlora ka marrë një kryetare komune femër, Bruna Mersini.
Sipas Ilirian Celibashit, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dita e djeshme e zgjedhjeve kaloi pa probleme, por me pjesëmarrje shumë të ulët.
"Nga gjithsej 334.593 qytetar me të drejtë vote kanë votuar vetëm 18,45 për qind e tyre. Pjesëmarrja historikisht më e ulët është shënuar në Vlorë, ku nga 171,895 persona, kanë votuar vetëm 12.54 përqind. Grupi i moshës që ka marrë pjesë më shumë në këto zgjedhje janë personat mbi 65 vjeç, ndërsa vihet re një "braktisje" e kutive të votimit nga të rinjtë", deklaroi Celibashi.
Në garën për pesë funksione për kryetar komune kanë qenë 13 kandidatë: pesë nga Partia Socialiste, shtatë të pavarur dhe një kandidat për Cërrik nga Lëvizja “Shqipëria do të jetë”. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s