Personeli ekzekutiv makinerik në bojkot, në ndërprerje trafiku hekurudhor
- Personeli ekzekutiv makinerik prej sot nga ora 13 ka hyrë në bojkot, që do të thotë se punonjësit do të vijnë në punë, por nuk do t'i kryejnë detyrat e tyre të punës. Për shkak të bojkotit, trafiku hekurudhor i udhëtarëve është në ndërprerje, përkatësisht treni për në Manastir nuk është nisur dhe, sipas paralajmërimeve, nuk do të niset as treni për në Gjevgjeli.
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Personeli ekzekutiv makinerik prej sot nga ora 13 ka hyrë në bojkot, që do të thotë se punonjësit do të vijnë në punë, por nuk do t'i kryejnë detyrat e tyre të punës. Për shkak të bojkotit, trafiku hekurudhor i udhëtarëve është në ndërprerje, përkatësisht treni për në Manastir nuk është nisur dhe, sipas paralajmërimeve, nuk do të niset as treni për në Gjevgjeli.
Nga Sindikata e Makinistëve thonë se bojkoti mund të zgjasë më shumë sepse ekipi menaxhues i kompanisë nuk po i dëgjon kërkesat e tyre. Ata presin që ekipi menaxhues t'i thërrasë në takim për të diskutuar kërkesat e tyre.
"Kemi gjithsej 15 kërkesa që ia dorëzuam ekipit menaxhues më 2 tetor. Na u përgjigjën dy muaj më vonë, gjegjësisht m[ 28 nëntor, të premten morëm një përgjigje ku shpjegohej se kompania është në një situatë të vështirë financiare dhe nuk ka mjete të mjaftueshme për kërkesat tona, thotë në deklaratë për MIA-n kryetari i Sindikatës së Makinistëve dhe përfaqësues i personelit ekzekutiv makinerik, Toni Dimovski.
Disa nga kërkesat përfshijnë pagesën e orëve shtesë, ee për ata që kanë punuar mbi 150 orë shtesë, duhet t'u paguhet një pagë shtesë, rritje të koeficientit për 0.80 për shkak të rritjes së shpenzimeve të jetesës, pagesën prej 10 për qind të pagës për thirrje të jashtëzakonshme në punë...
Dimkovski thekson se disa nga kërkesat vlejnë për të gjithë punonjësit, dhe disa për makinistët. Bëhet fjalë për gjithsej 603 të punësuar. Nga këta, 46 janë makinistë aktivë dhe rreth 30 ndihmës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s