Periudhë provuese e "Qytet i sigurt" xhirohen kundërvajtje, këtë muaj vërejtje, nga janari gjoba
- Kamerat e vendosura nëpër rrugë nga sistemi "Qyteti i sigurt" nga sot do të regjistrojnë kundërvajtje në kuadër të periudhës provuese njëmujore, para zbatimit të plotë të sistemiet të parashikuar për fillim të muajit të ardhshëm.
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Kamerat e vendosura nëpër rrugë nga sistemi "Qyteti i sigurt" nga sot do të regjistrojnë kundërvajtje në kuadër të periudhës provuese njëmujore, para zbatimit të plotë të sistemiet të parashikuar për fillim të muajit të ardhshëm.
Gjatë periudhës provuese shoferët do të marrin paralajmërime, pa shqiptim të gjobave.
Sipas paralajmërimeve, në periudhën e ardhshme do të evidentohen kundërvajtjet siç janë: drejtimi i autpomjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara, kalimi në dritë të kuqe, afati i kaluar i validitetit të patentës dhe automjeti i parkuar në mënyrë jo të rregullt. Në fazën e ardhshme do të zgjerohet lloji i kundërvajtjeve që do t'i regjistrojë sistemi elektronik.
Siç paralajmëroi ministri i Punëve të Brndshme, Pançe Toshkovski në një intetrvistën për MIA-n, projekti "Qyteti i sigurt" do të fillojë me zbatim nga 1 janari i vitit 2026, ndërsa qytetarët do të kenë një muaj periudhën provuese për informcim para fillimit zyrtar.
Për zbatimin e sistemit në periudhën e ardhshme është punuar në nj pako ndryshimesh ligjore.
Sistemi do të funksionojë në komunikim me qytetarët nëpërmjet telefonave të tyre celularë.
"Projekti ka për qëllim të rrisë sigurinë në trafik dhe të krijojë një sistem më efikas parandalimi dhe sanksionimi nëpërmjet komunikimit digjital me qytetarët", tha Toshkovski. mb/
Foto: MIA