Perinski: Kam ambicie të jem kryetar i qytetit, Shkupit i nevojitet strategji për 20 vitet e ardhshme
- Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski në intervistën e djeshme për "Klik plus" në TV 21, tha se ka mbicie të jetë kryetar i ardhshëm i qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE, se ka shumë vizione për kryeqytetin, por thotë se, megjithatë, janë të rëndësishme rrethanat në të cilat do të sillet vendimi gjatë zgjedhjes së kandidatit për kryetar të qytetit.

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski në intervistën e djeshme për "Klik plus" në TV 21, tha se ka mbicie të jetë kryetar i ardhshëm i qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE, se ka shumë vizione për kryeqytetin, por thotë se, megjithatë, janë të rëndësishme rrethanat në të cilat do të sillet vendimi gjatë zgjedhjes së kandidatit për kryetar të qytetit.
"Publikisht e thashë ambicien time për vendin e kryetarit të qytetit, por megjithatë, duhet t'i japim mundësi kohës. TË shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, megjithatë, dhe rrethanat janë të rëndësishme në të cialt do të sillet vendimi. Besoj se propozimi i cili do të jepet nga ana e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, drejt trupave ekzekutiv në kuadër të partisë do të jetë zgjidhja më adkeuate dhe gjithsesi jam i bindur se ai propozim, cili do të jetë, do të jetë kryetari i ardhshëm i qytetit të Shkupit. Për momentin me të vërtetë kënaqem me punën që e bëj, përpiqem të jap maksimumin, ndërkaq ta lëmë të shohim çfarë do të jetë vendimi i trupave partiak e më pas të shohim se çfarë do të ndodhë", tha Perinski.
Ai tha edhe se ka shumë vizione për kryeqytetin dhe se Shkupit i nevojitet strategji afatgjate për zhvillim.
"Shkupin si qytet e kaploi zymtësia, nuk kam parë buzëqeshje në fytyrën e asnjë shkupjani dhe kjo është nga shumë faktorë. Ndërkaq, nëse nisemi nga elementaret siç janë ndotja, transporti publik, prolongimi i mbeturinave, ato janë në pjesën e politikës, ne nuk kemi jetë normale në Shkup. Nuk kemi ngjarje kulturore nuk mbaj mend prej kur. Kemi shtëpia të kulturës në komuna të cilat mbeten të zbrazëta, nuk kanë programe, nuk kemi ngjarje për pensionistët, për mët ë rriturit, për më të vegjlit. Nëse nuk kemi qendër tregtare të shtunën në dimër nuk kemi ku të shkojmë", thotë Perinski.
Sipas tij, cilësia e jetës në Shkup është sjellë në nivelin më të ulët të mudnur. prandaj konsideron se tashmë nuk mund të planifikohet për një mandat katërvjeçar, por Shkupit i nevojitet strategji afatgjate prej së paku 20 viteve, sipas shembullit të metropoleve të mëdha botërore. ab/
Fotо: printskrin