• петок, 05 декември 2025

Pentagoni njofton sulmin amerikan ndaj anijes së kontrabandës së drogës në Karaibe, tre persona të vrarë

Pentagoni njofton sulmin amerikan ndaj anijes së kontrabandës së drogës në Karaibe, tre persona të vrarë

Uashington, 2 nëntor 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset, njoftoi mbrëmë se ushtria amerikane kishte kryer një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje në Detin Karaibe që i përkiste një organizate të trafikimit të drogës.

Sipas tij, tre persona në anije u vranë.

Operacioni, i urdhëruar nga presidenti i SHBA-së Donald Tramp dhe i kryer në ujërat ndërkombëtar, kishte në shënjestër një anije të njohur për transportimin e drogës përmes rrugëve të kontrabandës. Nuk pati të lënduar apo dëme nga pala amerikane, citon Hegset në një postim në platformën sociale "Iks". sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан