Pensionistët prej para Gjykatës kushtetuese porositën, mjaft me ndarje, me rritje procentuale të pensioneve nuk do të kemi për bukë
- Pensionistë nga i mbarë vendi të cilët janë për rritje lineare të pensioneve sot u tubuan para Gjykatës kushtetuese në Shkup, me qëllim, siç thonë, të vazhdojë përllogaritja lineare e pensioneve.
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Pensionistë nga i mbarë vendi të cilët janë për rritje lineare të pensioneve sot u tubuan para Gjykatës kushtetuese në Shkup, me qëllim, siç thonë, të vazhdojë përllogaritja lineare e pensioneve.
Prej para Gjykatës kushtetuese, Zoran Trajkov, kryetar i këshillit inicues të grupit të pensionistëve të cilët angazhohen për rritje lineare të pensioneve, i porositi të pyeten "se ku e kanë ndërgjegjen për pensionistët me pensione të vogla" dhe se për atë duhet dikush të mbajë llogari.
"Lufta jonë është përtë gjithë pensionistët, për bukë dhe ilaçe. Nuk e themi këtë kundër pushtetit. E themi këtë që maqedonia njëherë të jetë e bashkuar. Mjaft me ndarje. Jo për kot thonë i ngopuri nuk i beson të uriturit. Zëri ynë fillimisht do të dëgjihet", tha Trajkov.
Por, theksoi Trajkov, nuk do të jemi vetëm para Gjykatës kushtetuese, do të shkojmë edhe para Zyres së Bashkimit Evropian më 10 dhjetor.
"Për herë të parë ngrihet zëri i pensionistëve. Deri më tani ishte me rritje procentuale të pensioneve prej 600 - 700 denarë. Nuk do të kemi për bukë, nëse ndodhë të jetë procentuale. hendeku mes pensionit më të madh dhe atij më të vogël ishte 1 ndaj 4, tani është 1 ndaj 7 dhe vetëm do të rritet. Është mjaft pensionistët të ndahen", theksoi Trajkov.
Pensionistët të cilët protestojnë para Gjykatës kushtetuese porositën se janë me pensione minimale sepse janë viktima të tranzicionit, pa kontribute të paguara dhe luftë për ekzistencë, duke porositur se të gjithë duhet të pyeten përse disa pensionistë në rritjen e ardhshme të marrin 700-800 denarë, ndërsa të tjerët nga 3-4000 denarë.
Në Shtip të shtunën u tubuan pensionistët nga Shtipi, Sveti Nikola, Shkupi, Kumanova, prej ku e paralajmëruan edhe protestën e sotme para Gjykatës kushtetuese në Shkup. Ata, siç cekën, përveç harmonizimit linar të pensioneve, kërkojnë edhe K-15, rritje të parave pas vdekjes nga 35.000 në 50.000 denarë, si dhe vendosje të kartelës pensioniste.
Pensionistët vitin e kalaur dhe në mars të këtij viti patën rritje lineare të pensioneve prej nga 2.500 denarë, ndërsa këtë vit në shtator në kartelë morën edhe 1.000 denarë, përderisa në mars të vitit të ardhshëm duhet të kenë edhe harmonizim të ri linear për 1.000 denarë.
Gjykata kushtetuese inicoi procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë të nenit 2 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, me të cilin pensionet rriten në mënyrë lineare. ab/
Foto: МIА