• петок, 05 декември 2025

Pastrim i rezervuarit Rashçe, pa ujë vendbanimet Rashçe, Kopanicë dhe Bojanë

Pastrim i rezervuarit Rashçe, pa ujë vendbanimet Rashçe, Kopanicë dhe Bojanë

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Pastrim i rezervuarit të ujit në fshatin Rashçe do të bëhet sot, për të cilin shkak pa ujë do të mbeten vendbanimet Rashçe, Kopanicë dhe Bojanë.

Nga "Ujësjellësi dhe kanalizimi" informojnë se furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 9 deri në ora 13.

Po ashtu, për shkak të kyçjes së ujësjellësit në rrugën "Hristo Smirnenski 13", nga ora 9 e deri në përfundimin e intervenimit, pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të rrugës së njëjtë, më saktë nga vendi Zur-Market e deri në bul. "Aradhat partizane" në komunën Qendër. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан