• петок, 05 декември 2025

Pasdite dhe nesër reshje të shiut dhe erë të përforcuar

Pasdite dhe nesër reshje të shiut dhe erë të përforcuar

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht, sot pasdite, gjatë natës dhe nesër do të ketë reshje të përkohshme lokale të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme me mbi 15 litra për metër katror dhe do të ketë kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, ndërsa temperatura ditore nesër do të bie për disa gradë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në Shkup, kah fundi i ditës dhe veçanërisht gjatë natës, do të ketë reshje shiu, të cilat herë pas here do të jenë më të rrëmbyeshme. Gjatë natës dhe nesër do të fryjë erë e përforcuar veriore.

Sipas DPHM-së, të mërkurën dhe të enjten do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës priten përsëri reshje të reja lokale. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан