• сабота, 06 декември 2025

Pas tetë muajve nga zjarri fillon gjykimi për fatkeqësinë në diskotekën "Puls", 63 viktima, 38 të akuzuar

Pas tetë muajve nga zjarri fillon gjykimi për fatkeqësinë në diskotekën

Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Pas tetë muajve nga tragjedia në diskotekën "Puls" në Koçan, sot fillon gjykimi për zjarrin që ndodhi më 16 mars të këtij viti dhe në të cilin jetën e humbën 63 persina, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mbi 200 ishin të lënduar. Seanca e parë është caktuar për në orën 9:30 në sallën gjyqësore të INP Idrizovë, nën masa të prëforcuara sigurie dhe prani të ekipit mjekësor.

МIА do të transmetojë drejtpërdrejtë përmes МIА Youtube dhe në МIА Facebook 

Aktakuza u parashtrua më 13 qershor, ndërsa Gjykata penale e miratoi më 3 tetor. Rasti përfshin 38 të akuzuar - 35 persona fizikë dhe tre juridikë rë cilët ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Mes tyre ka pronarë të lokaleve, drejtorë, inspektorë, kryetarë komunash, anëtarë të sigurimit dhe nëpunës shtetërorë.

Sipas hetimit, traqgjedia është rezultat i lëshimeve shumëvjeçare dhe injorimit të vetëdijshëm të procedurave të sigurisë nga disa institucione dhe individë. Objekti "Puls" ka punuar në mënyrë të paligjshme që prej vitit 2012, pa kushte minimale teknike dhe me rikonstruime pa leje. Të akuzuarit ngarkohen se nuk kanë kryer mbikëqyrje inspektuese, kanë dhënë licenca në kundërshtim me ligjin, kanë lejuar hyrjen e të miturve dhe stërmbushje të kapacitetit, ndërsa në natën kritike ishin përdorur mjete piroteknike pa leje, që drejtpërdrejt e ka shkaktuar zjarrin.

Në konferencën për shtyp që u mbajt më 16 qershor, prokurori publik Ljupço Kocevski theksoi se secili institucion ka pasur mundësi ligjore ta parandalojë apo pakësojë rrezikun, por lëshimet janë ndërlidhur dhe rezultuan me pasoja katastrofike.

"Secila nga këto hallka ka pasur fuqi dhe kompetenca ligjore ta parandalojë tragjedinë apo ta ulë potencialin e së njejtës në rpaort me humbjen e jetëve, por askush nuk e ka bërë atë", theksoi Kocevski.

Këtë, sipas aktakuzës, nuk e kanë bërë tre të akuzuar persona përgjegjës, pronarë dhe drejtues të personit juridik Shoqatë për prodhim, tregti dhe shërbime KLASIK DM SHPK Koçan me filialin Kabare PULS Koçan, përkatësisht Shoqatës për prodhim, tregti, shërbime dhe hotelieri MMMMKAFE SHPKNJP Koçan me filialin e personit juridik KLUB PULS Koçan, të cilët në mënyrë të paligjshme kanë kryer veprimtari hotelierike prej vitit 2012 deri në vitin 2025, pa përpmbushje të kushteve minimale teknike dhe me rikonstruim pa leje.

Pronari i akuzuar i objektit në të cilin ka funksionuar klubi me paramendim ka ndihmuar kështu që ka lejuar dhe ka marrë pjesë në aktivitetet ndërtimore për ushtrim të veprimtarisë hotelierike, edhe pse e ka ditur se objekti në pronësi të tij nuk ka një dedikim të tillë dhe as si pronar n uk ka parashtruar kërkesë për rikonstruim me ridedikim.

I akuzuar është edhe vëllai i të akuzuarit të parë, i cili ka hsitur bileta mbi kapacitetin e lejuar dhe ka lejuar hyrjen e të miturve, në kundërshtim me rregullat ligjore për siguri dhe mbrojtje.

Në rast është e akuzuar edhe pronarja dhe personi juridik nga Koçani, përmes tëcilëve në vitin 2012 me kërkesë të të akuzuarit të parë në kundërshtim me nenin 47 të Ligjit për ndërtim ishte përgatitur projekt për ridedikim të objektit në të cilin nuk ishin përmbajtur të gjitha fazat përkatësisht pjesët dhe elaboratet të cilat detyrimisht duhet t'i përmbajë një projekt themelor.

Од Јавното Обвинителство информираат дека увидните дејствија на терен за несреќата во дискотеката „Пулд“ сѐ уште траат, а државниот јавен обвинител Љупчо Коцевски денеска повторно е во Кочани

Tre inspektorë ndërtimorë nga Komuna e Koçanit, gjithashtu janët ë akuzuar, sepse, edhe ishin të detyruar të veprojnë sipas detyrës zytzare, nuk kanë kryer mbikëqyrje inspektuese dhe nuk kanë ndërmarrë masa për mlnjanim të parregullsive tek objekti "PULS". Me vetëdije kanë lejuar që objekti të vazhdojë në mënyrë të paligjshme të punojë si kabare, edhe pse e kanë ditur se me atë mund të shkaktohet dëm, pas çka kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për mbikëqyrje inspektuese.

Njëherit, tre ish-kryetarë të komunës së Koçanit të cilët ishin në funksion prej vitit 2012 deri më 16.3.2025 janë akuzuar sepse, edhe pse e kanë ditur se objekti "Klub Puls" është i pasigurt dhe i paligjshëm sipas planit urbanistik dhe Ligjit për ndërtim, nuk kanë ndërmarrë kurfarë masa për mbylljen e tij. me mosveprimin e tyre i kanë mundësuar pronarit të ushtroojë në mënyrë të paligjshme veprimtari hotelierike në atë lokacion.

Lidhur me sigurimin e diskotekës, aktakuzë është parashtruar kundër drejtorit të personit të akuzuar juridik - agjencisë për sigurim nga Shkupi dhe katër personave të tjerë, pjesëtarë të sigurimit, njëri prej të cilëve fare nuk ka poseduar licencë për të kryer sigurim fizik.

Klubin "Puls", siç kumtoi atëherë Kocevski, e kanë siguruar pa marrëveshje në letër, pa vlerësim paraprak dhe kontroll të kushteve të sigurisë së objektit, rrezikut dhe mundësisë për evakuim në raast rreziku, kontroll të hyrjeve dhe daljeve dhe rregullshmërinë e tyre, si dhe stë[rmbushjen e kapacitetit të vizitorëve në objekt.

Disa nga të akuzuarit janë edhe katër drejtorë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe një inspektor i prëgjithshëm të cilët në periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2025, nuk kanë ndërmarrë masa për mbrojtje nga zjarret, edhe pse ishin të vetëdijshëm për pasojat e mundshme, nuk kanë kryer obligime ligjore dhe nuk kanë sistemuar inspektorë në Koçan, me çka kanë kontribuuar për shkaktimin e dëmit. në kundërshtim me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim dhe Ligjin për organizim të organeve të adkinistratës shtetërore.

Udhëheqësi i shëtbimit inspektues në DMSH, ndërkaq nuk e ka organizuar dhe koordinuar punën në pajtim me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese. Deri në vitin 2020 nuk ka paraparë mbikëqyrje inspektuese në Koçan, ndërsa prej vitit 2021 ka vepruar në kundërshtim me metodologjinë për vlerësim të rrezikut. Edhe pse ka ditur për ekzistimin e objekteve si "Kabare Puls", nuk ka kryer asnjë kontroll, me çka ka lejuar që objekte pa mbrojtje adekuate të punojnë dhe ta rrezikojnë sigurinë e vizitorëve.

Pesë nëpunës shtetërorë, një sekretar shtetëror dhe dy ministra janë të akuzuar për dhënie të parregullt të licencave për veprimtari hotelierike të "Kabare PULS" në Koçan, pa përmbushje të kushteve ligjore. Sipas aktakuzës, ata nuk kanë vepruar në pajtim me rregullat dhe nuk kanë inicuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese. Për pesë prej tyre, përfshirë dy ish-ministra, procedura është ndërprerë për shkak të materialit të pçamjaftueshëm dëshmues.

Si raste individuale, Kocevski shtoi se në hetim janë siguruar dëshmi për një nëpunës shtetëror i cili vazhdimisht i ka përgatitur licencat për "Puls" dhe i cili drejtpërdrejtë ka kërkuar dhe ka marrë dhurata për vete dhe për të tjerë, në mënyrë që të kryejë veprimtari zyrtare që nuk ka guxuar ta ushtrojë.

Lidhur me Inspektoratin shtetëror të tregut sqaroi se dëshmitë kanë udhëzuar drejt një niveli tjetër të përgjegjësisë i cili në thelb u bie inspektorëve drejtpërdrejtë kompetentë për kontroll dhe të pavarur në planifikim dhe kryerje të mbikëqyrjeve.

Të gjitha këto veprime, siç konkludoi, edhe në kryerje, dhe me vetëdije kanë bërë lëshime në obligimin juridik, janë të palidhshme dhe e kanë plotësuar njëra-tjetrën drejtpëdrejtë drejt pasojës, dhe injorimit të procedurave të sigurisë nga shumë individë dhe institucione kanë kontribuar për pasoja jashtëzakonisht të rënda dhe pamundësisë për t'u parandaluar tragjedia dhe në kohë të shpëtohen 63 jetë.

Државниот јавен обвинител Љупчо Коцевски соопшти дека во врска со несреќата во ноќниот клуб „Пулс“ во Кочани во која животот го загубија 59 лица се работи на итно процесуирање на 14 осомничен

Si rezultat i lëshimeve të përgjithshme të të gjithë të akuzuarve, në natën kritike, siç shtoi, në ngjarjen e dakorduar gojarisht pa nënshkrim formal të marrëveshjes me grupin muzikor DNK, për shkak të efekteve skenike gjatë shfaqjes ishte dakorduar edhe prëdorimi i mjeteve piroteknike, ndërsa në klub janë lëshuar vizitorë mes të cilëve edhe fëmijë me çka ishte tejkaluar numri i lejuar i vizitorëve.

Prokurorët publik konstatuan se tre pajisje piroteknike janë marrë ilegalisht dhe janë aktivizuar njëkohësisht përmes pajisjeve bazë me antenë teleskopike. Piroteknika ishte futur dhe përdorur pa leje, në kundërshtim me ligjet për materie shpërthyese. Për përdorimin e piroteknikës, krahas disa anëtarëve dhe shoqëruesve të grupit DNK, disa prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa për njërin procedura është ndërprerë prë shkak të gjendjes së tij akoma të keqe shëndetësore, përgjegjësia është locuar edhe tek pronari i akuzuar i parë, djali i tij - drejtor i ndërmarrjes dhe tek katër anëtarë të sigurimit të klubit.

"Meqenëse pasjoa e vtme e cila i ndërlidhë të gjitha këto veprime penale-juridike është zjarri katastrofik, në të cilin jetën e humbën 62 persona, mes të cilëve edhe gjashtë fëmijë, Kocevski informoi se të gjithë të akuzuarit ngarkohen me - Vepra të rënda kundër sigurisë së prëgjithshme nga neni.292 paragrafi.2 v.v. me nenin.288 paragrafi.3 v.v. me paragrafin.2 të Kodit penal për çka janë paraparë së paku tre vite burg, kumtoi atëherë pro0kurori publik, duke shtuar se për personat e akuzuar juridik është parashtruar aktakuzë për vepër penale - Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi5 v.v. paragrafi 3 v.vparagrafi2 nga Kodi penal.

Procesin do ta zhvillojë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa prokuroria do të përfayqësohet nga një ekip i zgjeruar prej 15 prokurorëve publikë. Procedura do të zhvillohet me tempo prej dy seancave në javë. Gjykata u bën thirrje mediumeve për raporti dinjitoz pa senzacionalizëm, me respekt ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

Ndërkohël, prindërit dhe të afërmit e viktimave, organizuan "Marsh të engjujve" i cili filloi menjëherë pas tragjedisë si akt memorial dhe protestues. Prej atëherë, marshet mbaheshin rregullisht - çdo të shtunë në Koçan, ndërsa disa herë edhe në Shkup para institucioneve, me porosi për drejtësi dhe përgjegjësi. Tubimi i fundit i madh ishte më 15 nëntor në Shkup, mu para fillimit të gjykimit, me pjesëmarrje të mijëra qytetarëve të cilët kërkuan drejtësi, transparencë dhe ndriçim të plotë të rastit.

Më 16 mars 2025, gjatë koncertit të grupit muzikor DNK në diskotekën "Puls" në Koçan, shpërtheu zjarr një të cilin jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në objektka pasur më shumë vizitorë nga numri i lejuar, mes të cilëve edhe të mitur, ndërsa mjetet pikroteknike ishin aktivizuar pa leje. Objekti ka punuar në mënyrë të paligjshme për më shumë se një dekadë, pa kushte minimale teknike, me rikonttruime pa leje dhe pa sistem për mbrojtje kundër zjarrit. ab/

 Foto: МIА

Остани поврзан