• среда, 10 декември 2025

Pas dy ditëve debat, Kuvendi e miratoi Buxhetin për vititn 2026

Pas dy ditëve debat, Kuvendi e miratoi Buxhetin për vititn 2026

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Pas dy ditëve debat sot, Kuvendi e miratoi Buxhetin e vitit 2026. Dhanë mbështetje 71 deputetë, 14 ishin kundër, ndërsa abstenime nuk kishte.   

Buxheti është planifikuar si instrument i konsoliduar dhe real për menaxhim të përgjegjshëm të financave publike, nivel të qëndrueshëm të deficitit buxhetor dhe borxhit publik.

Të hyrat e përgjithshme në Buxhetin e vitit 2026 janë planifikuar në nivel prej 374.9 miliardë denarëve, shpenzimet janë planifikuar në nivel prej 414.2 miliardë denarëve, ndërsa deficiti buxhetor është parashikuar në vlerë absolute prej 39.2 miliardë denarëve ose në nivel prej 3.5 për qind të BPV-së së planifikuar.

Për investime kapitale janë planifikuar 40.1 miliardë denarë, të destinuara për realizimin intensiv të projekteve infrastrukturore, energjetike dhe kapitale që janë kruciale për përmirësimin e kushteve të përgjithshme të jetesës, avancimin e infrastrukturës publike dhe stimulimin e zhvillimit ekonomik. Me këtë buxhet sigurohen pagesa të rregullta të pagave në sektorin publik, pensioneve, transfertave sociale dhe subvencioneve, mbështetjes për ekonominë dhe aktiviteteve inovative.

Për pagesat e pagave janë projektuar 52.6 miliardë denarë, për transfertat rrjedhëse dhe subvencionet 271.9 miliardë denarë, për pensionet 116.8 miliardë denarë, për mbrojtjen sociale 12 miliardë denarë, për masat aktive dhe politikat e punësimit 2.6 miliardë denarë dhe për mbrojtjen shëndetësore 53.8 miliardë denarë.

Në vitin e ardhshëm, deficiti buxhetor do të vazhdojë të ulet, borxhi publik do të stabilizohet dhe besimi midis investitorëve vendas dhe të huaj do të përforcohet. Masat e parashikuara për të arritur këtë qëllim janë arkëtimi efikas i të ardhurave, formalizimi i ekonomisë joformale dhe shfrytëzimi kursimtar, i kontrolluar dhe ekonomik i mjeteve publike.

Sipas opozitës, Buxheti përmban parashikime jorealiste dhe shërben vetëm për të fituar pikë politike. Ata theksuan se për herë të parë, pagesa e ndihmës sociale, kujdesit për të tjerët dhe pagesa e TVSH-së, ndërsa edhe pagat kanë ngecur, megjithëse qeveria mburret me rritjen e BPV-së në tremujorin e tretë. Ata theksuan se kemi pagën minimale dhe mesatare më të ulët në rajon dhe akuzuan Qeverinë se nuk dëshiron të trajtojë problemin e rritjes së pagës minimale dhe për këtë arsye i lë sindikatat dhe punëdhënësit të negociojnë. " Ata kurrë nuk do të bien dakord për rritjen e pagës minimale nëse vetëm sindikatat dhe punëdhënësit ulen. Kjo është arsyeja pse Qeveria duhet të jetë këtu", tha opozita.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçoska dje në ekspozemnë e saj para deputetëve tha se projeksionet për vitin 2026 theksojnë vazdimësinë  e stabilitetit ekonomik dhe rritjes, të bazuar në politika përgjegjëse fiskale, investime në infrastrukturë dhe kapitalin njerëz, si dhe nxitje e produktivitetit dhe konkurrencës së ekonomisë vendore

"Buxheti është përpiluar me vizion të qartë, me qasje të përgjegjshme ndaj financave publike dhe me qëllim që çdo denar nga paratë e qytetarëve të adresohet atje ku do të sjellë kthim më të madh për qytetarët dhe ekonominë. Buxheti i vitit 2026 është përgatitur në bazë të rezultateve ekonomike të pritura dhe trendeve pozitive. Menaxhuam llogarinë mbi realitetin në projeksione, ekonomi dhe planifikime efektive, me qëllimin që të sigurojmë zhvillim të qendrueshëm, funksionim të rregullt të institucioneve dhe pagesën në kohë të të gjitha detyrimeve. Ky Buxhet nuk është vetëm dokument me numra dhe tabela - është  mesazh ekonomik i stabilitetit, besimit dhe zhvillimit. Konfirmim i qartë i menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike që kemi krijuar dhe po i vazhdojmë me tej me kapacitet të plotë”, tha Dimitrieska Koçoska.

Gjatë debatit për buxhetin në Komisionin amë për Financim dhe Buxhet, u pranuan gjashtë nga rreth 200 amendamente. Ato parashikojnë fonde për: plotësimin e stafit të Agjencisë Operacionale-Teknike, rindërtimin dhe zgjerimin e mbikalimit në rrugën Shtip-Çardaklia, hapjen e tre qendrave psikosociale për të rinjtë, pajisjen e shërbimeve të urgjencës me komplete të ndihmës së shpejtë dhe bombola oksigjeni, si dhe rindërtimin dhe dekorimin e brendshëm të sallës sportive në Shkollën Fillore "Goce Dellçev" - Gostivar. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан