• петок, 21 февруари 2025

Pas 10 muajsh vazhdon procesi gjyqësor për lehonën nga Dibra, do të prezantohet super ekspertiza

Pas 10 muajsh vazhdon procesi gjyqësor për lehonën nga Dibra, do të prezantohet super ekspertiza

 Strugë, 14 shkurt 2025 (MIA) - Me prezantimin e raportit nga super ekspertiza në Gjykatën Themelore Strugë sot duhet të fillojë procesi gjyqësor kundër tre mjekëve nga spitali i Strugës, gjinekologut Muhamed Asani, djalit të tij Blerton Asani dhe mjekes Liljana Jovanovska, të akuzuar për heqjen e tre organëve, mitrën, vezorën dhe veshkën e lehonës nga Dibra, Jëlldëz Veaposka. 

Kjo është seanca e parë pas muajit prill të vitit të kaluar për shkak të pritjes së super ekspertizës, që është dashur të bëhet nga këshilli mjekoligjor në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Vendimi është marrë nga gjyqtari Jordan Jovanov më 23 prill të vitit të kaluar, për shkak të mosmarrëveshjes ndërmjet ekspertizës së ekspertëve të mjekësisë ligjore të kërkuara nga Prokuroria dhe këshilltarit teknik me kërkesë të të akuzuarve.

 Sipas ekspertizës së tre ekspertëve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore përkeqësimi i gjendjes së Veapovskës ka ardhur për shkak të veprimeve të gabuara të punonjësve shëndetësor, ndërsa ekspertiza e këshilltarit teknik profesor doktor Drage Dabeski tregon se mjekët e akuzuar nuk kanë bërë gabim gjatë mjekimit të lehonës, por me veprimin e tyre i është shpëtuar jeta. 

 Procesi gjyqësor me lehonën nga Dibra, Jëlldëz Veaposka, e cila pas lindjes me prerje cezariane, në spitalin e Strugës iu hoqën mitra, vezorja dhe veshka filloi në vitin 2022. Tre herë ka filluar nga fillimi për shkak të ndërrimit të gjyqtarëve gjykues.

 Me prezantimin e raportit për super ekspertizë duhet të kryhet procedura e provës, pas së cilës të pandehurit do të kenë mundësinë të japin fjalët e tyre përfundimtare. Pastaj gjykata duhet të shpallë aktgjykimin për rastin. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

Остани поврзан