• петок, 05 декември 2025

Parlamenti i Shqipërisë miraton ligjin për barazinë gjinore

Parlamenti i Shqipërisë miraton ligjin për barazinë gjinore

Tiranë, 7 nëntor 2025 (MIA) - Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për barazinë gjinore mbrëmë vonë me 77 vota "pro", 36 "kundër" dhe asnjë "abstenim".

Sipas arsyetimit, Ligji synon të harmonizojë legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave.

"Ligji i ri synon të përmirësojë kuadrin ligjor ekzistues për të siguruar mundësi të barabarta në punësim, arsim, përfaqësim në procesin e vendimmarrjes dhe mbrojtje nga çdo formë diskriminimi bazuar në gjini", shtohet në arsyetim.

Ligji, i votuar nga deputetët e shumicës qeveritare, parashikon mekanizma të rinj institucional për zbatimin efikas të standardeve të barazisë dhe forcimin e rolit të institucioneve përgjegjëse.

Përveç opozitës, kundër miratimit të ligjit ishin edhe komunitetet fetare, ndërsa shoqatat e shoqërisë civile organizuan protesta, duke vlerësuar se ai përbënte një "kërcënim për familjen tradicionale shqiptare".  sa/

foto: MIA arkivi

Остани поврзан