• четврток, 17 октомври 2024

Parashikimi motit

Parashikimi motit

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Në mëngjes në disa lugina moti do të jetë me kushte për paraqitje të mjegullës së dobët ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 14, ndërsa maksimalja do të jetë prej 15 deri 21 gradë.

Në Shkup në mëngjes moti do të jetë me kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 21 gradë.

Deri të dielën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mjaftë më i freskët. Nesër do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina, ndërsa të premten dhe të shtunën reshje të dobëta lokale të shiut, kryesisht në pjesët perëndimore. Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot stabil dhe i qetë, me temperatura të ulëta të mëngjesit. 

Остани поврзан